Loading...

Wenger planifikon rikthimin e Fabregasit

auto_fabregas-780x4391480893898.jpg

Arsenali janë duke u përgatitur për të bërë një ofertë të bujshme për të sjellë të mënjanuarin e Chelseat, Cesc Fabregas, përsëri në Emirates Stadium.

Arsene Wenger është i prirur për të mbajtur në rrugën e duhur sfidën e tij për titullin në Ligën Premier dhe është gati t’i ofrojë Fabregasit një rrugëdalje nga ferri i tij në Stamford Bridge.

Reprezentuesi spanjoll është kthyer në një rezervistë të rregullt që kur Antonio Conte mori drejtimin e ‘Bluve’ këtë verë, për dallim nga viti i kaluar ku ishte futbollisti kryesor i skuadrës.

Fabregas ka bërë vetëm gjashtë paraqitje me ekipit të parë këtë sezon, duke shënuar edhe dy gola.

Wenger është duke kërkuar për përforcime dhe është në kërkim për të bërë një ofertë për Fabregas, i cili filloi karrierën e tij me ‘Topçinjtë’, ku ai fitoi Kupën FA në vitin 2005.

Spanjolli do të ishte një zëvendësim ideal për Santi Cazorlan, i cili është jashtë aksionit për tre muajt e ardhshëm pas lëndimit të pësuar ndaj Ludogorets.

Trajneri francez ka nevojë për një zëvendësim, por një lëvizje për 29 vjeçarin do të shihet si një lëvizje e diskutueshme nga disa tifozë të Arsenalit.

Komentet
Top