Loading...

Westbrook afër më të madhit, Klay ndalet në 60 pikë

westbrook-1.jpg

Një tjetër mbrëmje magjike në NBA, ku janë zhvilluar 11 ndeshje prej të cilave nëntë përfunduan me fitoren e mysafirëve, por pa dyshim se do të veçohen dy prej tyre ku edhe u shënuan një rekord, ndërsa tjetri është afër të barazohet.

Golden State shënoi një tjetër fitore bindëse dhe atë duke shënuar hiq më pak se 142 pikë, më së shumti sivjet nga një skuadër që është rekord apsolut, kurse rekordin tjetër e regjistroi Klay Thompson duke shënuar 60 pikë për vetëm 29 minuta lojë.
Viktima e nënkampionëve ishte Indiana Pacers që nuk kishte zgjidhje në lojën e jashtëzakonshme të vendasve në radhët e të cilëve shkëlqyen edhe Kevin Durant me 20 pikë dhe Sthephen Curry me 13 pikë, por duhet theksuar se në radhët e Golden State shënuan të gjithë basketbollistët së paku nga dy pikë e tutje.
Te Indiana u dalluan Paul George me 21 pikë e 10 kërcime dhe Jeff Teague me 16 pikë të shënuara.

Komentet
Top