WhatsApp shton opsionin për thirrje

0284.jpg

Përdoruesit e platformës Windows Phone tashmë janë mësuar që në shumicën e rasteve, duhet të presin një periudhë të caktuar për risitë në krahasim me kolegët e tyre me platformën iOS dhe Android. Kështu që edhe aplikacioni WhatsApp i Windows Phone ka mbetur prapa me risitë.

Muajin e kaluar, opsioni për thirrje i WhatsAppit ishte në dispozicion përmes testimeve beta, transmeton Koha.net, ndërsa përditësimi më i ri i këtij aplikacioni sjellë këtë opsion për të gjithë përdoruesit në Windows Phone Store.

Megjithatë, shumë njerëz kanë treguar se, pasi që kanë bërë thirrje përmes aplikacionit WhatsApp duke përdorur pajisje të ndryshme të platformave iOS dhe Android, kishte disa probleme dhe se puna në të është ende në zhvillim e sipër.

Por, i gjithë ky funksion është përmirësuar dhe tani atë e posedon edhe platforma Windows Phone.

Duhet përmendur se përditësimi sjellë edhe mundësinë për të dërguar audio fajllat në Windows Phone 8.1.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top