Wilder tregon sa para kërkon për t’u përballur me Joshuan

Heavyweight-champion-Deontay-Wilder-of-t-730x440.jpg

Deontay Wilder ka treguar se sa para kërkon për t’u përballur me Anthony Joshuan në duelin për titulin e botës në kategorinë e peshave të rënda.Wilder ka thënë se do të pranojë ndarjen 60-40 të fondit të shpërblimeve në favor të Anthony Joshuas, në mënyrë që të zhvillohet ky duel.
Kampioni i WBC është i etur të përballet me Joshuan – i cili mban titujt e WBA dhe IBF – në rast se britniku triumfon ndaj Joseph Parkerit.Wilder tashmë ka rritur presionin në Joshuan dhe promotorin Eddie Hearn, duke pranuar se ai do të pranonte një ndarje prej 40-60 të fondit të shpërblimeve.Një super meç i peshave të rënda për titujt e botës mund të mbahet këtë vit, në rast se Anthony Joshua mund Joseph Parkerin këtë muaj në Kardif.Mbetet të shihet cila do të jetë përgjigja e Joshuas pas këtij “provokimi” të Wilderit.

Komentet
Loading...
Top