Loading...

Xhaka kundër Shaqirit!

auto_Honduras-v-Switzerland-Group-E-2014-FIFA-World-Cup-Brazil1481291849.jpg

Dikur luanin në një klub (FC Baseli) dhe vargonin sukseset, tani janë kundërshtar. Granit Xhaka luan për Arsenalin dhe Xherdan Shaqiri për Stoke Cityn! Dy futbollistët nga Kosova, që luajnë për kombëtaren e Zvicrës, pa dyshim se janë të mbërthyer nga emocionet e ndeshjes së nesërme, Arsenal-Stoke. Xhaka me Arsenalin duan fitore dhe të vazhdojnë luftën për titull, ndërsa Stoke me Shaqirin shpresojnë të dalin të pamposhtur. Ballafaqimi do të luhet nesër në orën 16.00, në kuadër të javës së 15-të. Kjo sfidë do t’i ketë tre shqiptarë, sepse edhe Shkodran Mustafi pritet të paraqitet për Arsenalin. “Stërvitja e fundit para ndeshjes me Stoke Cityn. I lumtur që do të mirëpres shokun tim Xherdanin”, ka shkruar Xhaka. Arsenali është në vend të dytë me 31 pikë, kurse Stoke renditet në pozitën e nëntë me 19 pikë të mbledhura.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media