Xhemali Mehazi e përgënjeshtron lajmin e Zoran Bozhinovskit

A0A57780BEDE16EAD95C4D2D095714D3.jpg

Xhemali Mehazi

Ish-drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Xhemali Mehazi ka përgënjeshtruar shkrimet e gazetarit Zoran Bozhinovski i portalit burevesnik.org, të transmetuar në disa portale. Përmes një letre dërguar portalit Shqipmedia ai demanton shkrimin në fjalë: Demantin e botojmë të plotë në vazhdim:

Lidhur me shkrimin e ditës së djeshme, në “disa portale”,për gjoja investimet e mia ne Shqiperi dhe dezinformatave tjera skajshmerisht monstruoze, jam i detyruar të demantoj dhe reagoj me forcë ndaj ketyre shpifjeve, trillimeve tendencioze, por para së gjithash ndaj katrahurës informuese, e cila çdo ditë e më tepër, po përhapet si kancer në shoqërinë tonë.

Të pavërtetat  që prodhojnë këto shpifes dhe të tjerëve që I përcjellin ato , as pa me të voglin fakt, shkojnë aq larg sa duken edhe komike:

‘’Vajza ime punoka në komunën e Zhelinës’’.

 Të dashur miq , unë vajzë nuk kam.  As  biologjike , as të birësuar – se paku nuk kam njohuri për këte. Le të me tregojnë së paku si e paska emrin …  

Djali im student, posedon makine tip BMW

Unë dhe familja ime asnjeherë nuk kemi poseduar veturë tip BMW, se paku në dijeninë time”

Unë qenkam investitorë i një kompleksi banesorë  në Shqipëri.

“ Unë  dhe familja ime, nuk kemi patur dhe nuk posedojme asnje lloj biznesi ne Shqiperi.

Pa dashur të zgjas , nuk mund të qëndroj  pa shprehur keqardhjen për joprofesionalizmin ë ë në shumë mediume. Trillimi, sajesa dhe fabrikimi I qënjeshtrave nuk është as gazetari dhe aq më pakë informim./Fund/Shqipmedia

Komentet

Leave a Reply

Top