Loading...

Xherdan Shaqiri me 2 supergola fundos Mançester Junajtedin (VIDEO)

shqqqi.jpg

Liverpool e ka fituar derbin ndaj Manchester United në kuadër të javës së 17-të në Premierligë.Liverpool e ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat, 3:1.

Të kuqtë ishin ata që kaluan të parët në epërsi me golin e Sadio Mane në minutën e 24’, por që shifrat u barazuan në minutën e 33’ me anë të Jesse Lingard, ku me kaq përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte e gjitha për Liverpoolin dhe Xherdan Shaqirin, pasi ky i fudnit shënoi dy golat e fitores,

Lojtari me prejardhje nga Kosova shënoi dy gola ndaj Manchester United, në minutën e 73’ dhe 80’.

Pas xhiros së 17-të, Liverpool është në vendin e parë me 45 pikë, ndërsa ‘Djajtë e Kuq’ në të gjashtin me 26 sosh.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media