Loading...

Xiaomi konfirmon telefonin e ri

20160107105221957646.jpg

Kompania kineze Xiaomi ka konfirmuar se telefoni i ri Redmi 3 do të lansohet javën e ardhshme, më 12 janar.
Konfirmimi vjen vetëm pak kohë pasi kompania publikoi një fotografi të telefonit në faqen e saj zyrtare në Weibo.
Pajisja e re pritet të ketë ekran 5-inç dhe dizajn metalik. Xiaomi Redmi 3 është i fuqizuar nga procesori octa-core 1.5 GHz CPU.
RAM memoria e tij është 2 gigabajt ndërsa ajo e brendshme 16 GB. Kamera ballore është 5 megapixel derisa ajo kryesore pritet të jetë 13 MP. Telefoni funksionon me sistemin operativ Android 5.1.

Komentet

Leave a Reply

Top