Loading...

Xiaomi Mi Note – Një version i lirë i iPhone 6 Plus?

0223.jpg

Ju mund të mos e njihni shumë Xiaomi-n, një kompani kineze që merret me prodhimin e telefonave inteligjentë dhe tabletëve.

Kjo kompani po korr shumë sukses në Kinë dhe në pjesën tjetër të botës, dhe pajisja e saj më e fundit do t’i sjellë edhe më shumë sukses. Bëhet fjalë për telefonin inteligjent Mi Note, që ka përmasat sa të iPhone 6 Plus, ka veçori shumë të mira dhe nuk kushton shumë shtrenjtë.

Ky telefon inteligjent është vetëm 6.95 mm i hollë. Ai përmban ekran 5.7 inç me rezolucion 1080 pikselë dhe mbrohet nga xhami Gorilla Glass. Nga ana e brendshme ka procesorin Snapdragon 801, 3GB RAM, bateri me kapacitet 3000 mAh dhe kamera 13 megapikselë, transmeton krokodili.al.

Ajo që të ngjall më shumë interes është çmimi i tij. Mi Note kushton vetëm 370 dollarë. Xiaomi ka krijuar edhe një version Pro të pajisjes, me procesorin Snapdragon 810, ekran me rezolucion 1440 pikselë, 4GB RAM dhe kushton rreth 520 dollarë. Nuk është edhe aq i lirë, megjithatë po ta krahasojmë me pajisjet e Apple-it dhe Samsung-ut, si dhe duke parë veçoritë që ai ofron, mund të themi që është pajisja e duhur për t’u blerë.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media