Young largohet nga Manchesteri, transferohet në Kinë

auto_nintchdbpict0002868590512-e14832029634681484560821.jpg

Ashley Young pritet të jetë lojtari i radhës që do t’i bashkohet kampionatit kinez.

Mesfushori anglez nuk ka pasur hapësira tek Manchester United dhe ka marrë një ofertë nga skuadra kineze, Shandong Luneng.

31-vjeçari ka luajtur vetëm katër ndeshje me Unitedin, derisa ka kontratë deri në vitin 2018.

Luneng është e gatshmet ë ofrojë 10 milionë euro për transferimin e ish-reprezentuesit anglez, të cilit i ka bërë gati kontratë tri vjeçare.

Young do të fitojë 11 milionë euro në stinor tek skuadra kineze.

Kujtojmë që në këtë skuadër luajnë edhe dy ish-sulmuesit e Ligës Premier, Graziano Pelle dhe Papis Cisse.

Anglezi ka refuzuar transferimin te Watford dhe Swansea që e kërkuar duke pranuar të shkoj në Kinë.

Komentet
Loading...
Top