ZAEV: “Bombat” do i publikojmë, janë marrë nga qytetarët – VIDEO

a3.jpg

Gjatë konferencës për shtyp, Zoran Zaev hodhi poshtë akuzat se ka bashkëpunuar me shërbime të huaja sekrete. Ai tha se aferat për pushtetin aktual i ka marrë nga qytetarë të Maqedonisë, të shqetësuar për lirinë dhe demokracinë, të cilët punojnë në shërbimet e vendit. Zaev tha gjithashtu se ka në dorë skandale të mëdha për partinë në pushtet, si përgjimin e mijëra qytetarëve, vënien në funksion të partisë MPB-në, gjyqësorin dhe prokurorinë, skandale korruptive, falsifikim të zgjedhjeve dhe të tjera, transmeton Alsat.

“Për shkak se ekziston bashkim i plotë i MPB-së, Prokurorisë dhe gjyqësorit, i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtareqë të kyçet në gjithë procesin, për shkak se bëhet fjalë për lirinë dhe demokracinë në vendin anëtarë të OKB-së dhe njëkohësisht shtet kandidat për antarësim në BE, të ndikojnë dhë ndihmojnë në kthimin e lirisë dhe demokracisë në Maqedoni”, tha Zaev.

Ai tha se Gruevski nuk do të arrijë qëllimin të ndalojë publikimin e skandaleve, edhe sikur ta arrestojë Zaevin.

“Sikur ta arrestojnë edhe Zaevin edhe gjysmën e Maqedonisë, të vërtetën do ta dinë të gjithë dhe nuk do kenë sukses ta ndalin publikimin”, u shpreh Zoran Zaev.

Komentet

Leave a Reply

Top