Loading...

Zaev: Ligji për gjuhën shqipe është i imi, nuk është i BDI-së! (VIDEO)

zaev.jpg

Ligji për Përdorimin e gjuhëve nuk është ligj i BDI-së. Kështu është përgjigjur kryeministri Zoran Zaev në intervistën për Almakos, në pyetjen nëse përmes këtij ligji po i krijohet hapësirë BDI-së që të lavdërohet dhe të bëjë fushatë.
“E kam patjetër të ju korrigjoj. Si mund të thoni ligji për gjuhët është i BDI-së? Ligji është i Zaevit, edhe sipas pozitës që kam, e pastaj edhe i partnerëve të koalicionit, sepse të gjithë e përkrahëm atë. Unë besoj në thellësinë e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe dhe këtë e flas më shumë se dy vite”, ka deklaruar Zaev, transmeton Gazeta Lajm.
Këtë pjesë të intervistës mund ta përcillini në videon më poshtë nga minuta 26.

Komentet
Top