Zaev: Ligji për gjuhët do të krijojë kohezion të brendshëm në

thumbs_b_c_00679e309a2410338eadc7c1a56f1812.jpg

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në prag të vizitës së tij në Republikën e Turqisë, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) foli për qëllimin e vizitës, marrëdhëniet me këtë vend, bashkëpunimin ekonomik, situatën në rajon, për çështjen e mosmarrëveshjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe aspekte të tjera shoqërore me rëndësi politike…

“Për një ligj prej 4.000 fjalësh janë paraqitur 35.000 amendamente”

Kryeministri Zaev thotë se ata e kanë ftuar opozitën në Parlament për të marrë pjesë në këtë çështje, por, siç thotë ai, për fat të keq ata kanë zgjedhur të jenë jashtë vetë procesit.

“Presidenti i Republikës vendosi të mos e nënshkruajë, me disa vërejtje të caktuara. Në përputhje me kushtetutën dhe rregulloret, ai do të kthehet patjetër në rendin e ditës, ku VMRO-DPMNE do të ketë sërish mundësi të marrë pjesë në debat. Nuk është e drejtë të paraqiten 35.000 amandemente pë një ligj që ka 4.000 fjalë, gjë që në vetvete tregon se cili është qëllimi. Por, për mua nuk ka asgjë që nuk mund të zgjidhet. Unë besoj se nëpërmjet një dialogu, pikërisht në Parlament, midis qeverisë dhe opozitës do të gjejmë një zgjidhje për këtë bllokim të mundshëm të zgjidhjes ligjore. Duhet ta lëmë ligjin të kalojë. Do të shohin të gjithë se nuk është dhimbje për vdekje, por diçka që vetëm do të krijojë kohezion të brendshëm në Republikën e Maqedonisë”, vlerëson Zaev.

Ai beson se qytetarët e Maqedonisë nuk duhet të tremben nga ky ligj, nga cilido aspekt i dozuar nga nacionalizmat se ligji do të shkaktojë plagë në vend, por në të kundërtën, thotë Zaev, ligji vetëm mund të sjellë përmirësim të situatës.

“Ne dëshirojmë që deri në fund të majit ta zgjidhim kontestin e emrit”

Lidhur me datën e mundshme për zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjes rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, kryeministri Zaev shpreh optimizëm se ajo mund të arrihet deri në fund të muajit maj të këtij viti.

“Të gjithë dëshirojmë që deri në fund të muajit maj ta zgjidhim atë, sepse në qershor do të ketë vendime nëse Maqedonia do të marrë datë për hapjen e negociatave ose jo. Në korrik do të mbahet Samiti i NATO-s, ku ne presim të riafirmohet ftesë automatike. Do të ishte mirë të zgjidhet deri atëherë, por nuk është problem nëse zgjidhet në gusht, shtator apo tetor, sepse ne kemi ftesë automatike nga NATO, e ajo do të aktivizohet menjëherë në qoftë se zgjidhet ky problem, por në të nuk është pikërisht e kushtëzuar me marrjen e një date për negociatat që nuk do të jenë të sigurta në gusht, por mund të jetë 1 janari i vitit 2019, kështu që ne nuk jemi aq të robëruar nga koha. Është mirë të rregullohet më herët. Do të doja ta zgjidhnim deri në fund të marsit. Pse? NATO ka një takim përgatitor për Samitin që do të mbahet në korrik. Takimi përgatitor është në prill. Unë besoj se sa më shumë ta vonojmë, aq më pak do të jetë në interes të Maqedonisë dhe Greqisë. Sa më parë të zgjidhet, aq më shumë do t’i largojmë mundësitë për lëkundje që paraqiten me kalimin e kohës, kështu që do të ishte mirë ta zgjidhnim muaj më parë, por sigurisht më i rëndësishmëm është prioriteti i parë, të gjendet një zgjidhje”, thotë Zaev.

Përsa i përket Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Republikën e Maqedonisë, kryeministri Zaev thotë se kjo nuk është çështje që mund të prishë marrëdhëniet me fqinjët, por kjo çështje mund të përmirësojë marrëdhëniet.

“Ne jemi vend multietnik. E shohim çështjen e përdorimit të gjuhëve si një e drejtë që nuk është mundësuar deri më tani, ndërsa kushtetuta e jep atë. Amendamenti 5 i kushtetutës qartë jep kornizën deri ku është e mundur të shkohet dhe ky ligj shkon atje. Pra, zgjidhja ligjore është kushtetuese. Bëhet fjalë për avancim të gjuhëve të komuniteteve pakicë, natyrisht së pari të atij shqiptar, por edhe atij turk, boshnjak, serb, rom, vllah… Ka nene të plota që përcaktojnë komunitetet më të vogla etnike, kështu që ligjin për gjuhët unë e shoh si një të drejtë që nuk është mundësuar deri më tani, e që duhet ta mundësojmë atë. Praktika do të tregojë se asgjë nuk është cenuar. Praktika do të tregojë se vetë ligji avancon edhe përdorimin e gjuhës maqedonase dhe e rregullon atë ashtu siç është konceptuar në përputhje me kushtetutën. Kjo është një çështje në të cilën ne duhet të ndërtojmë bashkëpunim dhe kompaktësi në vendin tonë, e të mos jetë çështje që na ndan”, thekson kryeministri Zaev.

Komentet
Loading...
Top