Zaev: Me një njësi zgjedhore shkatërrohet regjimi aktual

0199.jpg

Me një njësi zgjedhore do të shkatërrohet regjimi i Gruevskit. Kështu theksoi sot kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, duke shtuar se ky model zgjedhor është në funksion të qytetarëve, demokracisë dhe shtetit. Një njësi zgjedhore sipas tij do të pamundësonte që funksionarë të fuqishëm të vendosin regjim absolut, siç ka bërë Nikolla Gruevski.

“Një lider i sinqertë nuk do të kishte frikë nga partitë e vogla. Nëse Gruevski do të dëshironte modelin e shumicës, duhej që të realizonte regjistrimin e popullsisë. Sistemi i shumicës do të thotë sistem dypartiak. Me një njësi zgjedhore, vota e qytetarëve në vend vlerësohet njëjtë sikurse në diasporë”, theksoi Zaev.

Sistemi proporcional me një njësi zgjedhore u përkrah edhe nga shumë parti të tjera shqiptare e maqedonase, ndërsa deri tani kundërshtohet vetëm nga VMRO dhe BDI.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top