Zaev në Bruksel: Paketa e zgjerimit të përfshijë edhe RM-në

Zaev-ne-Bruksel_0.jpg

Qeveria e Maqedonisë dhe BE-ja bëjnë përpjekje të mëdha për kthimin e sërishëm të Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Përkushtimi, rezultatet dhe vullneti politik ekzistojnë. Kështu ka deklaruar kryeministri, Zoran Zaev, në takim me zyrtarët e Brukselit. Përfshirja e Maqedonisë në strategjinë për zgjerim të BE-së, që pritet të miratohet kah fundi i vitit, për kryeministrin Zaev është një pritshmërinë e gjatë nga Maqedonia, ndërsa tani një rast shumë i mirë.

“Shfrytëzuam këtë mundësi të shprehim përkrahjen për vizionin e tyre   rreth strategjisë për zgjerim të BE-së në vitin 2018. Ky ishte rast i mirë dhe të tregojmë pritshmëritë tona se paketa për zgjerim e BE-së përfshin edhe Republikën e Maqedonisë”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.

HAHN: PËR FAZËN E RADHËS, FILLIMISHT REFORMAT

Kreu i Brukselit zyrtar është shprehur me qëndrim se në Maqedoni janë arritur rezultate konkrete në procesin e reformave.

“Nëse i përkushtohemi me mënyrë adekuate, ndërsa nevojiten masa konkrete për miratim deri në fund të vitit, ku edhe duhet të fokusohet shteti, atëherë mund të hyjmë në fazën tjetër dhe të shohim nëse mund të ofrojmë rekomandim të pakushtëzuar në lidhje me hapin tjetër të fillimit të bisedimeve dhe hapjes së kapitujve”,- theksoi eurokomisari për zgjerim, Johanes Han.

TAXHANI: INKURAJOJ QEVERINË TË VAZHDOJË ME REFORMAT

“Jemi të kënaqur nga puna, kjo është me të vërtetë takim i parë, por mendoj se do të kalojë në miqësi të sinqertë. Dua ta inkurajoj qeverinë që të vazhdojë me rrugën e filluar drejt reformave”,-u shpreh  kryetari i PE-së, Antonio Taxhani.

Zaev është takuar edhe me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, nga e cila ka kërkuar ndihmë nga Brukseli në gjetjen e zgjidhjes adekuate të kontestit me emrin, të përmbajtur dhe të pranuar nga të dyja palët. Mogherini ka dhënë mendim pozitiv për hapat qeveritarë në drejtim të integrimit që, sipas saj, do të ketë ndikim pozitiv brenda vendit, por edhe në rajon.

Komentet
Top