Loading...

Zaev nuk përjashton mundësinë e zgjerimit të koalicionit me Besën

Partia më e madhe në pushtet, LSDM-ja nuk përjashton mundësinë e zgjerimit të Koalicionit qeveritarë edhe me dy partitë opozitare shqiptare, Besën dhe PDSH-në. Megjithatë negociata serioze në këtë drejtim, nga LSDM-ja paralajmërojnë pasi Qeveria të përfundojë punët me prioritet që ka.

Kur bëhet fjalë për interesin shtetëror të gjitha opsionet janë të hapura, në këtë rast është i hapur opsioni i zgjerimit të Qeverisë. Konkretisht opsioni i përfshirjes të Besës në pushtetin ekzekutiv është i hapur. Ndërsa nuk e përjashtojmë as mundësinë e përfshirjes të PDSH-së – bëjnë me dije nga LSDM-ja.

Mundësinë e zgjerimit të Qeverisë nuk e konfirmuan, por as e përjashtuan nga BDI-ja. Nga partia e integristëve thanë se momentalisht janë të fokusuar në realizimin e reformave dhe se nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Kryetari i sapo zgjedhur i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka theksuar gatishmërinë për t’iu bashkëngjitur koalicionit qeveritar dhe paralajmëroi se për këtë do të negociojë me kryeministrin, Zoran Zaev./alsat

Komentet
Top