Loading...

Zaevi pranoi kërkesat e Zijadin Selës, ja detaje

08012019_zaev_sela_1.jpg

Kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me liderin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela deklaroi se e ka pranuar propozimin e Selës lidhur me pjesën e preambulës “qytetarët që jetojnë në kufinjë”, duke potencuar se formulimi i fundit do të jetë “qytetarët e Maqedonisë, populli maqedonas dhe një pjesë e popullit shqiptar, një pjesë e popullit turk, një pjesë e popullit vlleh”.

“Kur ta lexoni preambulën, qëndron ‘qytetarët e Maqedonisë, populli maqedonas, si dhe qytetarët që jetojnë brenda kufijve, e janë pjesë e popullit shqiptar, pjesë e popullit turk e ngjashëm’, ashtu qëndron në preambulën e tanishme. Ajo që deri tani u pranua ishte ‘që jetojnë në kufijtë’, Fjalën ‘qytetarët’ para ‘që jetojnë në kufijtë’ e shmangëm ta heqim për shkak se qytetarët përmenden në fillim të preambulës dhe qëndron ‘qytetarët në Maqedoni, populli maqedonas dhe një pjesë e popullit shqiptar, një pjesë e popullit turk, një pjesë e popullit vlleh…’ siç përmendet kjo në masë të madhe i barazon qytetarët para atdheut të tyre – Republikës së Maqedonisë”, sqaroi Zaev.

Ai shfaqi kënaqësi për shkak të bisedës konstruktive me Selën, duke theksuar se Aleanca për Shqiptarët me përcaktimin e saj për NATO dhe për BE, gjithsesi si edhe në pjesën e senzitivitetit ndaj pjesës maqedonase të popullit në RM, vazhdon në atë frymë.

Zaev shtoi se edhe propozimi i dytë i Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët që kishte të bëjë me pjesën për diasporën e Maqedonisë është pranuar.

“Pra në Kushtetutë do të qëndrojë se shteti do të përkujdeset për diasporën maqedonase dhe diasporën e etnive tjera, si shqiptarët, turqit dhe të tjerët”, tha Zaev.

Ai shtoi se propozimi i tretë e cila është pranuar nga Aleanca është për kufizimin e Maqedonsë me Kosovën. Zaev njoftoi se në ndryshimet kushtetuese do të shënohet se Kosova është fqinj i Maqedonisë.

I pyetur nga gazetarët për mendimin e deputetëve tjerë për këto propozime, Zaev tha se ai është në komunikim të vazhdueshëm me ata dhe nuk ka asgjë kontestuese në lidhje me këto propozime.

Sela pas takimit tha se është arritur marrëveshje me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev sa i përket kërkesave të Aleancës për Shqiptarët në lidhje me kërkesat e ASH-së.

“Jemi krenarë si Aleancë për Shqiptarët që me kontributin tonë kemi bërë të paktën që fjalia e parë e Kushtetutës, Preambula, të heq padrejtësinë e definimit të gjërave në formën e dy kategorive të qytetarëve”, tha Sela duke shtuar se në Preambulë është hequr pjesa “që jetojnë” ndërsa sot është arritur marrëveshja të hiqet fjalia “si dhe qytetarët që jetojnë në shtet”.

Sipas Selës, kjo i bën të gjithë qytetarët të ndihen më të barabartë dhe gjithsecili e sheh veten më të përfaqësuar në Kushtetutë.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media