Zbardhet agjenda e takimit Rama-Merkel

merkel-1024x646-848x478.jpg

Kryeministri, Edi Rama prej disa ditësh ndodhet në Gjermani për një vizitë zyrtare, ndërsa sot pritet të takohet me kancelaren Angela Merkel.

Takimi pritet të zhvillohet sot në orën 14:00 ndërsa në fokus të bisedës do të jetë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE. Po kështu Rama dhe Merkel do të bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet rajonale. Axhenda e takimit është publikuar në faqen e qeverisë gjermane.

Takimi vjen pak ditë pasi një deputet i CDU/CSU të Merkel ishte në Tiranë dhe deklaroi se Shqipëria nuk i ka përmbushur 7 kushtet për çeljen e negociatave. Gunther Krichbaum tha se nuk ka hapje të negociatave pa plotësuar këto kushte.

Por një ditë më parë, kryeministri Rama e quajti Krichbaum ‘populist’ dhe tha se ai flet në titull personal pasi nuk ka mandat nga askush. Edhe kjo çështje pritet të jetë temë e bisedës mes Merkel dhe kryeministrit Rama.

Komentet
Loading...
Top