Loading...

Zbulohen armë dhe municion në Xhepçisht të Tetovës, arrestohet një person

46211259.jpg

Policia e Maqedonisë njofton se dje (29/05/2018) në fshatin Xhepçisht të Tetovës nga ana e zyrtarëve policor të SPB Tetovë me urdhër të Gjykatës Themelore – Tetovë është kryer kontroll në shtëpinë e A.S (61).

Nga kontrollet e policisë janë zbuluar dhe konfiskuar armë, municion dhe disa pajisje për pastrimin e armëve, ndërsa është arrestuar personi A.S.

“Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar municion, kalibër 7.9 mm, municion kalibër 9 mm dhe katër plumba për armë me gaz dhe pajisje për pastrimin e armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të merren hapat e ardhshëm.

Komentet
Top