Zbulohen detaje nga takimi i Tiranës

15676224_10154331119476523_5011891374894798798_o.jpg

Draft Deklarata e darkorduar mes liderëve të partive politike shqiptare te kryeministri Edi Rama parashikon zbardhjen e disa rasteve për të cilat në opinion vite të tëra janë ngritur dyshime se janë raste të montuara. Kështu, draft versionin e Deklaratës të cilën e ka parë gazeta KOHA, taksativisht përmend zbardhjen e Sopotit, Brodecit, Monstrës dhe Kumanovës, përmes një trupe hetimorë ose komisioni ndërkombëtar. “Zbardhje e plotë e cështjeve dhe proceseve gjyqësore si Sopoti, Brodeci, Monstra, Kumanva nëpërmjet një komisioni hetimor ose një trupe të pavarur ndërkombëtare”, thuhet në draft versionin e Deklaratës së dokorduar mes Ali Ahmetit, Bilall Kasamit dhe Ziadin Selës te kryeministri Rama. Ky obligim parashihet në pikën e quajtur “Përforcimi i sundimit të së drejtës, si parakusht për ecurinë e procesit të integrimit euro-atlantik”. Gjithashtu në këtë pjesë parashihet edhe përkrahja e plotë e punës së Prokurorisë Speciale të prokurores Katica Janeva si dhe zbatim të planit të reformave në përputhje me Marrëveshjen e Shkupit. Një pikë tjetër në sferën e drejtësisë është edhe realizimi i përfaqësimi i drejtë në organet e drejtësisë dhe të sigurisë. Në pjesë e reformavd është edhe ajo e ” Kodit zgjedhor dhe rishikimi i zonave elektorale për të siguruar barazinë e distrikteve të zonave me shumicë shqiptare në krahasim me distriktet tjera”.

Komentet
Top