Zbulohen shifrat e Vjenës: 7.7 miliardë euro për Ballkanin; ja 3 korridoret që do të financohen

20300746193_0cfd21e947_z.jpg

Zbulohen pas një jave shifrat e Samitit të Vjenës, të cilat u vendosën nga Kancelarja Merkel dhe Bashkimi Europian për të ndihmuar direkt vendet e Ballkanit Perëndimor. Portali tesheshi.com ka arritur të sigurojë deklaratën finale që është miratuar në fund të punimeve, por edhe tabelat e detajuara të financimeve që do të ndërmerren për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, dhe sigurisht vendet e tjera të Ballkanit.

Janë 10 projekte prioritare që BE do të financojë në rajon dhe siç bëhet e ditur në deklaratën finale, kostoja e këtyre projekteve arrin në 7.7 miliard euro, ndërsa ndërtimi i këtyre korridoreve pritet të krijojë 200 mijë vende pune. 1 miliard euro do të jepen për periudhën 5-vjeçare nga fondet e Komisionit Europian përpara anëtarësimit, apo siç quhen ndryshe fondet IPA. Pjesa tjetër do të financohet nga Banka Europiane e Investimeve por edhe shtetet anëtare.

Ndërkaq, Bashkimi Europian ka vendosur që të fusë në rrjetin europian të transporteve (pra që konsiderohen si rrjet i financuar dhe mirëmbajtur prej BE) tre korridore:

1. Korridorin Mesdhetar, që nis në Kroaci e përfundon në Igumenicë Greqi, duke kaluar nëpër Mal të Zi dhe Shqipëri.

Itinerari i këtij korridori është: Rijeka – Zagreb – Tivar – Tirana/Dürres – Igoumenicë.

Ky korridor do të ketë dhe aneksin Beograd/Sarajevo – Ploce; Rijeka – Ploce.

2. Korridori i dytë do të jetë Korridori Orient/Medheu Lindor. Idinerari i tij do të jetë: Budapest – Beograd – Podgoricë – Tivar || Beograd – Nish – Kumanovë/ Prishtinë – Shkup –Selanik.

3.Korridori i tretë është ai Danubian, i cili ka itinerarin: Vukovar – Novi Sad – Beograd – Drobeta-Turnu Severin/Brçko – Sisak. /tesheshi

Komentet

Leave a Reply

Top