Loading...

Zbulohet arsyeja pse Klopp nuk po e inkuadron Shaqirin

kldfg-dfjf-650x358.jpg

Xherdan Shaqiri po kalon momentet më të vështira te Liverpool që pas transferimit nga Stoke City.
Skuadra e Liverpoolit në verën e vitit 2018 pagoi 12 milionë euro për transferimin e Xherdan Shaqirit.

27 vjeçari pati një start të mirë në ‘Anfield Road’, ndërsa kulmoi në dhjetor, kur shënoi dy gola në fitoren 3:1 të Liverpoolit ndaj Manchester United, gjë që solli edhe shkarkimin e Jose Mourinhos.

Por, viti 2019 nuk nisi mirë për Shaqirin, i cili filloi të humbiste minutat në fushë, për të përfunduar i tëri në bankinë.

Shaqiri nuk është paraqitur për Liverpoolin në tetë ndeshjet e fundit.

Gazeta më e besueshme e klubit të Liverpoolit, ‘Liverpool Echo’ raporton se Jurgen Klopp nuk është i kënaqur me anagazhimin që Xherdan Shaqiri e bën në fazën defanzive dhe kjo është aryseja kryesore pse trajneri gjerman nuk është duke llogaritur në yllin shqiptar tash e tetë ndeshje.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media