Loading...

Zbulohet autori i grabitjes së çantës me 23.000 euro në Tetovë

foto-nga-tetova-2013.jpg

Dyzet e dy vjeçari SH.I. nga Dëbërca e Tetovës, para tre ditësh rreth orës 21, duke qenë para një restoranti në Neproshten të Tetovës, duke vozitur veturën Passat me targa regjistrimi të Gjermanisë, i shoqëruar nga një shok O.M. 23 vjeçar nga Xhepçishti, janë ndaluar nga dy persona të panjohur të armatosur.

Dy personat e panjohur i kanë rekomanduar që të dalin nga vetura, ku njëri me shuplakë i ka rënë 23 vjeçarit O.M. ndërsa SH.I. e ka kërcënuar me pistoletë dhe i ka kërkuar çantën dhe dokumentat në të cilën poashtu ka pasur 23 mijë euro dhe dokumentat e tij personale, më pas të panjohurit janë larguar.

Më pas SH.I. dhe O.M. që janë njohur më parë kanë hyrë në veturë dhe janë larguar. Pasi policia hetoi rastin dhe rezultoi se bashkëudhëtari O.M nga Xhepçishti është i dyshuari kryesor i planit të grabitjes ndaj shokut të tij Sh.I nga Debërca.
O.M nga Xhepçishti është i njohur policisë si njeri me dosje kriminale dhe policia nuk e ka pas rëndë që të zbuloj këtë rast. Ai është në arrest 30 ditor./Shqipmedia

Komentet

Leave a Reply

Top