Zbulohet emri dhe vendstrehimi i vrasësit të policit Enver Zymberi

0350.jpg

Në përvjetorin e katërt oficerit të njësisë speciale të policisë ROSU, Enver Zymberit,dalin fakte të reja për lexuesit se cili dyshohet te jetë vrasësi i policit.

Enver Zymberi, i shpallur edhe ligjërisht “Heroi i Kosovës”, u vra më 26 korrik 2011, kur eskorta që përbëhej nga 8 makina të njësisë speciale të Kosovës ROSU, po udhëtonte drejt pikës kufitare G31 në Bërnjak të Zubin Potokut.

Në pritën që kishin organizuar grupe të serbëve të armatosur në kanionin e fshatit Varagë, ROSU është sulmuar me armë zjarri pa paralajmërim nga 4 pozicione, me këtë rast ka mbetur i vdekur polici i Kosovës Enver Zymberi .

Burime të portalit ‘tesheshi.com’, vendore e ndërkombëtare si dhe nga shërbimet inteligjente, përshkruajnë në hollësi momentin kritik të vrasjes së policit të Kosovës nga grupe terroristësh serbe, si i quajnë burimet.

“Pas arritjes së marrëveshjes për kthim të ROSU-së në jug të Mitrovicës nga Bërnjaku dhe pas thyerjes së marrëveshjes nga ana e serbëve, në dy raste gjatë tërheqjes janë sulmuar pjesëtarët e ROSU-së’. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, e hidhëruar për sulmin ndaj policisë së saj, urdhëron njësitin e ROSU-së që të kthehet përsëri në pikëkalimin kufitarë G 31 në Bërnjak të Zubin Potokut” ka thënë burimi.

“Në këtë rast ROSU, kthehet për në pikën kufitare G 31, ndërsa që serbet nga pikat kufitare G 31 drejtohen për në Zupq, për të parë që gjithçka është në rregull dhe ROSU-u është tërhequr tërësisht nga veri i Kosovës” ka thënë burimi i portalit ‘tesheshi.com’ me kusht të anonimitetit.

Sipas burimit “informacionin për kthimin e prestarëve të ROSU-së nga Mitrovica për në pikën kufitare në Bërnjak, grupit të serbëve të armatosur ua ka dhënë një pjesëtar i policisë së Kosovës i nacionalitetit serb përmes telefonit, që në atë kohë ka qenë në detyrë diku në hyrje të Mitrovicës”.

“Serbet me të marrë informacionin organizohen mirë dhe takohen me ROSU-ë në siç njihet nga serbet, vendin quajtur Klisura e fshati Varagë (Kanioni i Varagës)”.

Serbët e veriut të Kosovës të këshilluar nga ekspertët ushtarakë të Ushtrisë dhe xhandarmërisë së Serbisë me qëllim të ndalimit të efektivave të ROSU-së kanë përdoruar tri makina, duke bllokuar tërësisht magjistralen e ‘Adriatikut’ që të shpie për në Bërnjak, ka thënë burimi.

Sipas tij “në fillim të bllokimit të ROSU-së, erdhën tri makina të drejtuara nga serbet, makina e parë ‘opel corsa’ e drejtuar nga Ratomir Bozhoviq, makina e dytë po ashtu ‘opel corsa’ e drejtuar nga Dushan Jovanoviq dhe makina e tretë ‘golf me ngjyrë të zi” e drejtuar nga Millojko Radisavleviq të cilët kanë bërë aksident direkt në komunikacion me qëllim të ndalimit të ROSU-së’. ‘Nga ky grup serbësh që kanë qenë në makina kanë filluar të shtënat e para në drejtim të ROSU-së”.

“Pas fillimit të shtënave të para nga armët, grupi i Serbëve për 10-15 minuta ka hapur zjarr në drejtim të ROSU-së nga 4 pozicione pasi që Ratomir Bozhoviq, pas të shtënave në pjesëtarët e ROSU-së, ka rënë në kanalin e ujërave atmosferike që përshkon rrugën, duke rënë në breg të lumit Ibër dhe është tërhequr pas largimit të ROSU-së nga aty”, bën të ditur burimi ndërkombëtar i portalit ‘tesheshi.com’.

Burimi ka specifikuar se ku kanë qenë të vendosur grupet e serbëve dhe nga sa persona dhe çfarë armësh kanë mbartur.

“Pozicioni i parë, ku ka qenë i vendosur grupi i krimineleve serbë të armatosur, pra në vijë direkete me ROSU-në, në rrugë kanë qenë: Ratomir Bozhoviq, Millojko Radisavleviq dhe Mirosllav Bashqareviq, të gjithë të armatosur me AK 47”, ka precizuar burimi.

“Pozicioni i dytë, nga brana (penda ) e fshatit Prelez, rreth 20 m, mbi rrugë kanë qenë të vendosur; Predrag Filopoviq dhe Bojan Kovaqeviq, të dy të armatosur me pushkë gjysmë automatike PAP”.

“Pozicioni i tretë nga kanali i fshatit Varag; Bratisllav Zhivkoviq dhe Mirko Velimiroviq, Zhivkoviqi ka qenë i pajisur me pushka-mitraloz M 48, ndërsa Velimiroviqi me pushkë snajper M 53”.

“Në pozicionin e katërt kanë qenë të vendosur Dragisha Ristiq ( vëlla i kryetra të atëhershme të Komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiqit) dhe Sloobodan Soverliq, që kanë qenë të vendosur matanë lumit Ibër, në pjesë e fshatit Jegenicë, pra tek një shkëmb. Të dy kanë qenë të armatosur me AK 47”.

“Enver Zymberi është goditur që në fillim të të shtënave, pra direkt në pjesën e majtë të fytyrës në mes të hundës dhe buzës së epërme” ka thënë eksperti ndërkombëtar.

Sipas tij, “Polici i ROSU-së, është qëlluar nga plumbat e një arme automatike AK-47, dhe sipas ekspertizës në vendin e ngjarjes, plumbi që ka goditur Enver Zymberin, dyshohet të ketë ardhur nga ana e Ratomir Bozhoviqit”.

“Bozhoviq, dyshohet të ketë shtënë i pari, para të gjithë grupit të serbeve që kanë qenë të vendosur në 4 pozicione” ka thënë burimi.

Bozhoviq, sipas burimit “me të aksidentuar makinën e tij ‘opel corsa’, ka dalë nga makina nga krahu i pasagjerit dhe ka qëlluar me AK 47 në drejt makinës Toyota 4×4 të policisë, e pa blinduar, ku ka qene i ulur Enver Zymbneri në ane tjetër të shoferit”.

Kronologjia e ngjarjes: ROSU, sulmohet nga Xhandarmëria serbe me ‘Zola’

“Më 20 korrik, BIA ( Shërbimi Sekret Serb), ka pranuar një informacion nëpërmes UNMIK-ut, se Kryeministri i Kosovës në atë kohë Hashim Thai, do të dërgojë njësitë speciale të Policisë ROSU në dy pikat kufitare në veri të Kosovës’. ‘BIA-se ia ka kaluar informacionin një pjesëtari i SOVA ( Shërbimi Sekret i Sllovenisë)” ka thënë burimi ndërkombëtar i portalit ‘tesheshi.com’”.

Pas marrjes së vendimit për fillim të operacionit në orët e mbrëmjes së 25 korrikut për marrjen nënë kontroll të pikave kufitare G 1 në Jarinje të Leposaviqit dhe G 31 në Bërnjak të Zubin Potokut, për në Bërnjak nisen 3 makina të policisë; 1fugon dhe 2 Toyota.

Rreth orës 21:20 eskorta e policisë së Kosovës arrin në Zubin Potok, ndërsa që serbi Aleksandar Vuqiniq, i bllokoi rrugën qëllimisht me një kamion të ngarkuar me dru, ROSU largon kamionin dhe fillojnë rrugëtimin drejt Bërnjakut.

Në orën 21 :45, bie alarmi nga struktura paralele serbe në Zubin Potok, por tani më ROSU është në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.

Serbët tani grumbullohen në fshatin Banjë që gjendet fare afër pikës kufitare në Bërnjak, ndërsa që ROSU çarmatos të gjithë policët dhe doganierët që i takon në këtë pikë kufitare duke i futur ata në një kabinë, përkatësisht një polic të nacionalitetit turk dhe 2 policë të nacionalitetit serb.

Serbët e vendosur tashmë në këtë rrugë kanë vendosur dru dhe makina, rreth 200 m larg pikës kufitare dhe rreth 20 m larg postbllokut të KFOR-it.

Burimi i tesheshi.com, thekson më tej se xhandarmëria serbe sulmoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga fshati Dragalicë pra nga matanë liqenit të Gazivodës.

“Rreth orës 01:30 një grup serbësh (pjesëtarët të xhandarmërisë serbe” nga ana tjetër e Liqenit të Gavivodës, pra nga fshati Dragalicë, kanë shtënë me raketa-hedhës ‘Zola’ dhe kanë gjuajtur me mitraloz në drejtim të pikës kufitare, ku tani më ishin të vendosur ROSU.

Sipas tij “me këtë rast janë dëgjuar dy shpërthime të fuqishme, ndërsa që serbet e tubuar kanë filluar të brohorasin duke thirrur për vdekje të shqiptarëve dhe të pjesëtarëve të policisë ROSU.

Në këtë sulm është lënduar një pjesëtarë i ROSU. Rreth orës 02:00, në Bërnjak ka mbërritur e tërë komanda e KFOR-it nga Prishtina dhe kanë filluar bisedimet me serbet e tubuar për mënyrën e largimit të ROSU-së nga pika kufitare. Kjo ka qenë edhe kërkesa e vetme e serbëve që në atë kohë udhëhiqeshin nga Ratomir Bozhoviq, sipërmarrës dhe pronar i Hotelit ‘Aleksandria’ në Zubin Potok .

“KFOR-i ka kërkuar tërheqjen e ROSU-së nga pika kufitare, por kryeministri i Kosovës Hashim Thaëi,, sië bën të ditur burimi, ka qenë i hidhëruar pas plagosjes së pjesëtarit të ROSU-së dhe ka refuzuar tërheqjen e policisë”. Në të njëjtën kohë edhe KFOR-i ka refuzuar të transportojë policin e plagosur me helikopter për në Prishtinë.

“Pas orës 02:00 në Bërnjak mbërrijnë edhe 4 makina të ROSU duke arritur deri tek barrikada e serbëve. Në barrikada kanë qenë rreth 200 serbë ndërsa që së paku 50 prej tyre të armatosur”.

“Serbet dhe policët e ROSU-së, fillojnë të fjalosen me njëri-tjetrin, në atë moment një serb gjuan me një gur dhe thyen një dritare të makinës së policisë”.

“ROSU në këtë rast ndez makinat dhe fillojnë me një shpejtësi drejtë turmës së serbeve duke thyer barrikadën dhe duke depërtuar në barrikadën e KFOR-it të cilën po ashtu e thyen duke depërtuar në pikëkalimin kufitar tek kolegët e tyre që tashmë ishin sulmuar nga pjesa tjetër e Liqenit”.

Pas kësaj polici i plagosur transportohet me helikopter nga KFOR-i në Prishtinë për shërim.

“Gjatë gjithë kohës Ratomir Bozhoviq, organizator mbrojtjes së veriut i të ashtuquajturës të ndërmarrësve, gjatë gjithë kohës ka qenë në bisedime me zyrtarë të KFOR-it si dhe në kontakt direkt me telefon me ish kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç”.

Daçiç, kërcënoi KFOR-in dhe EULEX-in se nëse nuk largohet ROSU nga Bërnjaku, ai do të dërgonte në pikën kufitare pjesëtarë e xhandarmërisë serbe dhe ka shtuar se në ato momente ROSU dhe xhandarmëria serbe janë në largësi rreth 400 m”.

Sipas tij “rreth orës 08:30, Kryeministri serb Daçiç urdhëroi dërgimin edhe të 150 pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe nga baza e tyre në Ribariq, për në Bërnjak të gatshëm të ndërhyjnë në pikëkalimin kufitare në G 31.

Rreth orës 13:00 të datës 26 korrik, serbet e tubuar në barrikadë fillojnë të festojnë pasi i vjen një informacion se ROSU po tërhiqet nga Bërnjaku pas një bisede të gjatë dhe të rëndë në mes të Prishtinës, EULEX-it, KFOR-it dhe Beogradit.

Në këtë momente ish-ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka kërkuar garanci nga KFOR-i, që serbet të mos sulmojnë ROSU-në gjatë tërheqjes.

Pas tërheqjes së ROSU-së nga pika kufitare në Bërnjak, Kryetari i Zubin Potokut Sllavisha Ristiq dhe zëvendës komandanti i policisë së Kosovës për Zubin Potokun Miodrag Lekiq, kanë shkuar në pikën kufitare dhe kanë vërtetuar se aty nuk ka asnjë pjesëtarë i ROSU-së.

Ristiq ka njoftuar të tubuarit se nuk ka policë shqiptarë në këtë pikë kufitare. Burimi i tesheshi.com, thekson se Ristiq ka hipur më një automjet të KFOR-it dhe u ka thënë të tubuarve: “Nuk ka më asnjë shqiptar në këtë pikë kufitare dhe nuk do të këtë më asnjëherë”.

Duhet shtuar se personi që dyshohet se nga arma e tij AK 47 është vrarë polici i Kosovës Enver Zymberi, Ratomir Bozhoviq, jeton në qytetin e Obrenovcit në afërsi të Beogradit, ndërsa që Komuna e Zubin Potokut i paguan për çdo muaj qiranë e banesës, ka thënë burimi i portalit ‘tesheshi.com’.

Pas vrasjes së Enver Zymberit, Gjykata e Mitrovicës shpalli në kërkim 6 veta të gjithë nga rajoni i Kollashinit të Zubin Potokut, dhe të dyshuar që kanë marrë pjesë në vrasjen e policit u shpallën; Ratomir Bozhoviq i njohur si ‘Dude’, Radovan Radiq, Milovan Vlashkoviq, Slobodan Vuçiniq, Dushan Jovanoviq dhe Radomir Kasalloviq.

Komentet

Leave a Reply

Top