Zbulohet formacioni, ja si do luajë Shqipëria ndaj Lihtenshtejnit – VIDEO

0-33.jpg

Pasditen së Martës në seancën e rradhës stërvitore trajneri Gianni De Biasi ka konfiguruar edhe formacionin me të cilin do të luajë Shqipëria përballë Lihtenshtejnit. Surprizat nuk kanë munguar në këtë testim të skuadrës ku e vecanta është se Azdren Llullaku do të jetë titullar. Porta do të mbrohet si zakonisht nga Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje do të aktivizohen Hysaj, Mavraj, Gjimshiti si dhe Naser Aliji. Në mesfushë përpara mbrojtjes do të luajnë Burim Kukeli dhe Amir Abrashi.

Do të jenë 3 lojtarët që do të mbështesin Bekim Balajn në qëndër të sulmit. Roshi do të vendoset në krahun e djathtë, Jahmir Hyka në qëndër dhe Azdren Llullku në të majtë. Bekim Balaj në mungesë të Armando Sadikut do të ketë përgjegjësinë për të mbajtur peshën e majës së sulmit me objektivin për të dërguar topin në rrjetë. Në seancën stërvitore të pasdites të së Martës, mungoi Ledian Memushaj i cili po kryen terapi dhe vetëm të Mërkurën do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm apo jo ndaj Lihtenshtejnit.

Komentet
Top