Zbulohet plani i Ali Ahmetit për nesër në Pallatin e Kulturës në Tetovë

ali-ahmeti.jpg

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pritet që nesër në fillim prej ora 14 në Pallatin e Kulturës në Tetovë t`i drejtohet tubimit të Forumit të Gruas të BDI-së.

Sipas Arianit Xhaferit nga Ecoguerilla Ali Ahmeti do të ju sqarojë nesër grave se pse po abortojnë, pse nuk po ia dalin të bëhen nëna, pse fëmijët e tyre shkojnë në shkolla të shekullit të kaluar me banka të shkatërruara, pa nxemje, pa dysheme e pa kulm, pse punësimi i tyre është aq i vështirë pa teserë partie, pse arrestohen nga forcat speciale maqedonase, pse dhuna ndaj tyre nuk po dënohet… t’ju sqarojë grave pse burrat e tyre po ikin nga vendi, pse s’shohin dritë as në fund të tunelit as në majë të qiellit, …
Ka marrë fund koha kur ka dridhur Tetovën ky – tetovarët janë lodhur nga paaftësia e tij dhe njerëzve të tij. Ali Baba me 40 hajdutët duhet të shkojnë më… të shkojnë në burg për dëmet që i kanë shkaktuar popullit të tyre, qytetarëve të Tetovës, Shkupit, Kumanovës, Likovës, Gostivarit, Dibrës, Kërçovës….

Komentet
Top