Zbulohet se kush ishin personat që sulmuan FERO-n mbrëmë

fero-1-800x361.jpg

Këngëtari kosovar Fero është rrahur mbrëmë rreth mesnatës pas daljes nga qendra tregtare Albi Mall në Prishtinë.

Siç u raportua, reperi Fero është rrahur nga katër persona, të cilët pasi e kanë ofenduar, e kanë sulmuar fizikisht dhe e kanë kërcënuar me armë zjarri.

Interesant është fakti që një person përmes rrjeteve sociale, vetëm një orë pas kohës kur mendohet të jetë rrahur Fero, ka treguar në Tëitter se kush kanë qenë ata që e kanë sulmuar reperin e ri.
Diar Musliu nga Mitrovica ka shkruar që janë Plisat – tifozët e klubit të basketbollit nga Prishtina – që e kanë sulmuar Feron.

“Lajm i ditës nesër ka me kon se Plisat e rrahin Feron në Albi Mall”, ka shkruar në Twitter në orën 1:16 pas mesnatës kur u rrah Fero.

Komentet
Loading...
Top