Loading...

Zbulohet vendi ku meshkujt tradhëtojnë të dashurat

euml-sht-euml-zbuluar-vendi-ku-meshkujt-m-euml-s-euml-shpeshti-tradhtojn-euml-t-euml-dashurat_21451986338_hd.jpg

Nuk është fjala për klubin e natës. Faqja online ‘IlicitEncounters.com’ ka bërë studime me 2.000 të anketuar. Një anketë ka konstatuar që dasmat janë vendet në të cilat vajzat nuk duhet t’i lënë të dashurit vetëm, sepse ekziston shansi i madh që ata të tradhtojnë.

Festat në dasma si duket rrisin dëshirën për marrëdhënie intime dhe atëherë djemtë më lehtë “shfrytëzojnë rastin”. Hulumtimi ka treguar se 32 % e meshkujve do të tradhtonin bashkëshortet, të dashurën apo të fejuarën nëse shkojnë pa shoqërim në kurorëzim, 27 % në mbrëmje të beqarisë, 21% në festimin e Krishtlindjeve dhe 9% në mbrëmje të maturës.

Po kjo anketë ka treguar që 37% e femrave janë të bindura që gjinia mashkullore do të tradhtonte në festimet e Krishtlindjeve, ndërkaq 35 % e tyre kanë vlerësuar që do t’i tradhtonte në mbrëmje të beqarisë. Vetëm 11 % e femrave ka menduar që partneri do t’i tradhtonte në ndonjë dasmë.

Komentet

Leave a Reply

Top