Loading...

Zgjedhjet presidenciale, Gjorçev u zgjat dorën shqiptarëve (Video)

vlatko-gjorcev-vmro-800x445.jpg

Vllatko Gjorçev i VMRO DPMNE-së i cili shpalli kandidaturën për president, shprehet i gatshëm t’i zgjatë dorën shqiptarëve për t’i kërkuar votat e tyre.

Gjorçev i cili në opinion shqiptar njihet si njëri ndër eksponentët e protestave kundër Fakultetit të Pedagogjisë në gjuhën shqipe, tani konsideron se Maqedonia është shtet i të gjithve dhe se të gjithë së bashku duhet angazhuar për ta përmirësuar. Gjorçev thotë se shqiptarët janë të dëshpëruar nga Qeveria dhe premtimet e saj.

“Nga ana ime dera është e hapur, dora është e zgjatur. Ejani të gjithë së bashku të fitojmë që Maqedonia të bëhet më e bukur, më e mirë dhe më e suksesshme. Dëshpërimi është i madh tek qytetarët, premtimet nuk janë përmbushur, shqiptarët ndjehet të zgjënjyer. Këtë e vërteton ekzodi që po ndodh në rajonet shqiptare”, thekson Gjorçev, kandidat për president.

Gjorçev vlerëson se qytetarët e Maqedonisë i ka bashkuar gjendja e keqe ekonomike dhe për këtë arsye duan ndryshim.
“Mendoj se shqiptarët, maqedonasit dhe turqit, por edhe krishterët dhe muslimanët duan një ndryshim, qeverisje dhe Qeveri më të mirë”, tha Vllatko Gjorçev, kandidat për president.

Deputeti i opozitës i cili aktualisht është njeriu i vetëm i paraqitur në konkursin e VMRO-DPMNE-së për kandidat për president, pretendon se posedon përgaditjet e duhura për t’u bërë i pari i shtetit, duke shtuar se për sfidën e tij posedon mbështetjen e shumicës së deputetëve opozitarë dhe anëtarëve të partisë. Ai në këtë kontekst përmend vizitat e tij ndërkombëtare, duke mos harruar që të përmend edhe deklaratat e tij për premtimet e LSDM-së për shqiptarët e që sipas tij nuk janë përmbushur asnjë prej tyre. Për më tepër, Gjorçev natën e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend, ishte i pari që për shumicën parlamentare hapi dyert e zyrës për t’i strehuar. Ndërkohë në VMRO vazhdon konkursi i kandidatëve për kryetar shteti. Më 16 shkurt, opozita do të mbaj kongres në Strugë, ku edhe zyrtarisht do të mësohet garuesi i VMRO-DPMNE-së për të parin e shtetit. (Alsat-M)

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media