Zhduket një vajzë nga Tetova

zhduket.jpg

Të hënën, rreth orës 21 e 45 minuta, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, personi me inicialet M.G, 39 vjeç, ka paraqitur rastin e mbesës së tij 28-vjeçare nga Tetova, me inicialet R.Sh., e cila bashkë me familjen jeton në SHBA, kurse më 30 prill 2018 duhej të nisej për në SHBA, por nuk është kthyer, transmeton Tetova News.

Ajo ka dalë nga shtëpia më 29 prill 2018, rreth orës 22 e 30 minuta, duke marrë me vete edhe dokumentet personale të udhëtimit dhe deri në momentin e raportimit të rastit nuk i është lajmëruar asnjërit nga anëtarët e familjes, madje nuk e ka qenë e kapshme as në rrjetet sociale.

Po merren masat për gjetjen e të zhdukurës./TetovaNews

Komentet
Loading...
Top