Zhduket vajza 13 vjeçare nga Tetova

tetova-1.jpg

Të martën është zhdukur një vajzë 13 vjeçare nga fshati Gllogjë i Tetovës. Rastin në polici e ka paraqitur vëllai i saj S.Sh. (24).

Sipas tij, 13 vjeçarja është larguar nga shtëpia në ora 7 të mëngjesit. Policia njofton se po merren masa për gjetjen e vajzës.

DY TË VDEKUR, 13 TË LËNDUAR RËNDË – BILANCI I AKSIDENTEVE NË RRETHINËN E TETOVËS

Dy persona të vdekur, 13 të lënduar me lëndime të rënda si dhe 68 persona me lëndime më të lehta janë pasojat e gjithsej 80 aksidenteve me këmbësorë, që gjatë vitit 2017 kanë ndodhur në rajonin e Tetovës, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Në vitin 2016 në këtë rajon ka pasur katër këmbësorë të vdekur në aksidente, ndërsa numri i të lënduarve rëndë personave me lëndime trupore është në nivel përafërsisht të njëjtë. Sipas të dhënave të Josifovskit, numri më i madh i aksidenteve të vitit të kaluar me pjesëmarrëskëmbësorë kanë qenë pasojë e shpejtësisë së papërshtatshme nga shoferët, respektivisht mosdhënie e përparësisë nga ana e tyre por edhe për shkak të moskujdesit të këmbësorëve. Për përmirësimin e gjendjeve në këtë plan në rrethinën e Tetovës nga ana e SPB Tetovë vitin e kaluar janë zbatuar shtatë kontrolle aksionale në mesin e të cilëve kanë qenë këmbësorët, ndërsa janë organizuar edhe shtatë mësime për aksidente për këmbësorët-kundërvajtës.

Komentet
Top