Zoran Zaev sot publikon bombën e gjashtë

016.jpg

Me kalimin e kohës, po intensifikohet dinamika e publikimit të “bombave” nga ana e liderit të opozitës, Zoran Zaev.

Siç njoftojnë burime partiake, gjatë ditës së sotme pritet të publikohet “bomba” e gjashtë, në të cilën do të prezantohen biseda të reja të përgjuara. LSDM thotë se përgjimet janë bë nga ana e shërbimit sekret me urdhër të Qeverisë, kurse VMRO-DPMNE pretendon se përgjimet janë bë nga shërbime të huaja sekrete.

Burime partiake në LSDM nuk dëshirojnë të bëjnë me dije se me çfarë tematike do të jenë “bombat” e sotme, por të mëdha janë gjasat që ato të jenë për rastin :”Merimanga” dhe mbylljen e televizionit A1. “Bomba” e gjashtë si zakonisht do të publikohet pas orës 14.

Komentet

Leave a Reply

Top