Loading...

Zv/kryeministrave ju ulet paga

1-3.jpg

Gjykata kushtetuese ka sjell vendim për heqjen e nenit 14 që ka të bëjë me “nënkryetarët e Qeverisë” të ligjit për paga dhe kompensim që nënkupton ulje të rrogave të nënkryetarëve të Qeverisë, transmeton Medial.mk.

Gjykata kushtetuese konsideron se funksioni zv/kryeministër është fiktiv, kjo nënkupton se atyre do ju ulet rroga.

Ky vendim vjen nga nisma e partisë politike “E majta” që në muajin dhjetor ngriti kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 14 të ligjit për paga dhe kompensime.

Katër janë zv/kryeministrat që do të preken nga ky vendim: Hazbi Lika, Bujar Osmani, Koco Angjushev dhe Radmilla Sheqerinska.

Komentet
Top