Zv/kryeministri Halili: Bashkëpunimi i partive shqiptare në këtë situate është jetik

18194121_625128104358689_1240415247464059285_n.jpg

Ngjarjet e dhunës në institucionin më të lartë ligjvënës të vendit tonë nuk i shërbejnë proceseve integruese dhe parimeve demokratike, qëllime për të cilat mëtojnë shumica e qytetarëve.
Tanimë, u bë realitet edhe përpjekja jonë e kamotshme për të thyer tabunë, që një shqiptar të zgjidhet kryetar i parlamentit. Jemi dëshmitar që shumica parlamentare, konform rregullave ligjore dhe kushtetutës zgjodhën dhe votuan z. Talat Xhaferi kryeparlamentar të kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Të dy zv. Kryeministrat shqiptar, unë Festim Halili dhe z. Arbër Ademi, në emër të gjithë ekzekutivit kemi uruar kryeparlamentarin që ditën e parë të zgjedhjes dhe fuqishëm mbështesim punën e tij në vazhdim.

Deklaratën e kryeministrit teknik e cilësojmë si vlerësim të tij personal dhe jo të Qeverisë, pasi e njëjta nuk buron nga ndonjë mbledhje, analizë ose konkluzë e përbashkët e Qeverisë.
Alternativë e vetme e vendit tonë është integrimi në strukturat Euro-Atlantike, prandaj është e një rëndësie të veçantë dhe njohja ekspeditive e kryeparlamentarit nga SHBA-të, BE, NATO dhe OSBE.
Njëherit, dhuna e ushtruar ndaj të zgjedhurve të popullit është e papranueshme dhe duke qenë të brengosur për shëndetin e tyre, respektivisht të kryetarit të LR-PDSH-së z. Ziadin Sela, së bashku me kolegët e ekzekutivit, organizuam një vizitë në spitalin klinik të Tetovës, ku nga afër bashkëbiseduam dhe u njoftuam për gjendjen e tij. Sigurisht që kemi bërë apel dhe tek organet kompetente që autorët e rastit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
Bashkëpunimi i partive politike shqiptare në këtë situate është jetik për tejkalim të krizës politike dhe rikthim në kursin e stabilitetit dhe ruajtjes së paqes, si dhe shmangien e retorikave të demagogjisë. Praktikat McCarthismiane nuk ndihmojnë në stabilizim dhe përpjekjeve drejt normalitetit të institucioneve.

Qytetarët e këtij vendi meritojnë të jetojnë në një shtet stabil, ku në funksion do të jetë shteti i së drejtës dhe kohezioni social mes bashkësive etnike, të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, prandaj barabarësia e plotë është një parakusht i domosdoshëm për fokusim më të theksuar në zhvillim ekonomik, integrimet dhe perspektivë për të rinjtë në vend, pa dallim etnie apo religjioni.

Komentet
Loading...

0 thoughts on “Zv/kryeministri Halili: Bashkëpunimi i partive shqiptare në këtë situate është jetik”

  1. tetova says:

    Krejt jane lojra artistike te filmave te ishjugoslavise , per mbajtjen nenkontroll te elektoratit te pakenaqur.
    KREJT JANE NE LOJ!!!
    SKA ME BESIM , PASI QE 12 VJETE LUHET I NJEJTI FILM SERIK PREJ ARTISTEVE TE SHKOLLES SE KUMROVECIT.
    Me teper se HIPOKRIZI…

  2. dardan says:

    Copa u bafshin.
    Fare dalshin !!! …

  3. dardan says:

    A e shifni se sa te prishet jane per funksione.
    Ndegjoj ne Komunen e Tetoves te punesuara te reja shqiptare I kane fute ne nje zyre me shefa maqedone.
    Imagjino ne mes Tetoves kane emeru shef maqedon dhe ne zyrat e tyre I ulin edhe shqiptaret e reja u bane rezil vajzat tona me maqedon.
    Keto e kane humb krejt imanin pas funksioneve dhe lakmive.
    Allahu I vrafte u bane rezil !!! …

  4. mr.bombastik says:

    une nuk e dij per tjeret por me ermira memetin kisha bere nje film per koalicionin e bdi-vmro dhe ne pjeset erotike e aferat ne zyrat e shkaut dote ishin pa duplera vetem ne origjinal e kurse ne fund te filmit dote dilte texti per bdi e kryesin e saj….”ne mos kan vdekur ateher jan ende diku gjall……”
    kuku kombi shqiptar ka ra ne dor te lypsave-kriminelave e laperave.

Top