Zyrtare, Ancelotti do të zëvendësojë Guardiolën

Ance-2.jpg

Menaxheri i Bayern Munchen, Pep Guardiola do të largohet nga bavarezët në fund të sezonit, pas një lajmi nga gazeta gjermane “Bild”. Spanjollit do t’i skadojë kontrata me 30 qershor, dhe nuk do të rinovoj më.
Gjithashtu Bayerni ka zyrtarizuar edhe Ancelottin si zëvendësues të Guardiolës, madje italiani do të fillojë punën e ti tij me 1 korrik të 2016-tës.
“Ne jemi mirënjohës për Guardiolën për çdo gjë që ai ka dhënë për klubin, shpresojmë se do të festojmë këtë sezon se bashku me shumë suksese. Edhe Ancelotti është një trajner i suksesshëm për Fc Bayern”, ka thënë Rummenigge.
Ai gjithashtu ka konfirmuar se italiani Carlo Ancelotti ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare, kurse e ardhmja e Guardiolës pritet të jetë në Angli te Man City ose Chelsea.

10291847_754414441331706_7097809958169023311_n

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top