Loading...

Zyrtare, Edy Reja do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë, ja biografija e tij

auto_reja1555325529.jpg

Kombëtarja shqiptare do të ketë një tjetër trajner italian në pankinën e saj.

Edoardo “Edy” Reja është emri i përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit për të drejtuar skuadrën kuqezi në kualifikueset për Europianin e vitit 2020, duke zëvendësuar në stol bashkëkombasin e tij, Christian Panucci, të shkarkuar pas humbjes që Shqipëria pësoi me Turqinë më 22 mars.

Edy Reja është një emër i njohur në futbollin italian. I lindur në vitin 1945, trajneri 73-vjeçar ka drejtuar një sërë skuadrash në Serie A, por edhe në Kroaci. Periudhën më të gjatë të qëndrimit në pankinë, Reja e ka kaluar pikërisht te Napoli në vitet 2005-2009, teksa e ndihmoi këtë skuadër të ngjitet nga Serie C1 në Serie A.

Pas aventurës te Napoli, Reja drejtoi Hajdukun e Splitit, ku qëndroi për një sezon, për t’u kthyer sërish në Itali nën drejtimin e Lazios, e më pas të Atalantës, që ishte edhe skuadra e fundit e tij.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media