Loading...

Zyrtare: Frank de Boer është trajneri i ri i ketij ekipi ne Premier League

AJax-coach-Frank-de-Boer.jpg

Crystal Palace ka konfirmuar emërimin e Frank de Boer si trajneri i ri.
Ai ka nënshkruar një kontratë trevjeçare. Ish-lojtari i përfaqësueses holandeze është trajneri i pestë në katër vite. Ai do të zëvendësojë Sam Allardyce, i cili u tërhoq muajin e kaluar. De Boer kishte që prej nëntorit të kaluar pa punë pasi u shkarkua nga Inter pas tre muajsh të pasuksesshme te zikaltrit.
“Jam i lumtur që më është dorëzuar posti i trajnerit të Crystal Palace,” shprehet De Boer për faqen zyrtare të Crystal Palace.
“Është një nder i madh të ulesh në stolin e këtij klubi kaq historik, një klub që njihet anë e mbanë botës për tifozët e zjarrtë që ka. Kjo është një mundësi e madhe për mua, dhe me zi po pres të filloj punën time të re këtu në jug të Londrës”.

Komentet
Top