Loading...

Zyrtare: Kjo është lista e të ftuarve nga De Biasi

De-Biazi-Albania-20141.jpg

Giani De Biasi e ka zyrtarizuar listën e të ftuarve në miqësoret e marsit që Shqipëria do ti ftojë ndaj Austrisë dhe Luksemburgut. Milot Rashica është në listën e të ftuarve ndërsa befason mosftesa ndaj Alban Mehës që po kalon formë të lartë në Turqi.

“Nuk kemi bërë ndryshime të mëdha, kemi marr lojtarët që na kualifikuan dhe do të punojmë me këtë grup. Duhet verifikuar gjendja e Memushajt, Hysaj ka probleme familjare. Lila e Abrashi vijnë me vonesë pasi do të zbresin sot në fushë me ekipet e tyre respektive. Do të kisha marr edhe Manajn, Rrahmanin, Rashicën e Latifin, por kanë ndeshje vendimtare me Shpresat. Miloti do të jetë me ne për ndeshjen e dytë kundër Luksemburgut. Lista aktuale, është ajo më e përafërta me atë përfundimtare të Euro 2016. Do të shikojmë deri në fund të sezonit si do të ecin lojtaret”, ka thënë De Biasi, transmeton Supersport.
Lista e të ftuarve është kjo:
Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi.
Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Berat Dijmsiti, Mergim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysa j, Ansi Agolli, Frederik Veseli.
Mesfushorë: Migjen Basha, Ergys Kace, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Herolind Shala, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Burim Kukeli, Amir Abrashi, Andi Lila.
Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Shkelzen Gashi, Milot Rashica.

Komentet

Leave a Reply

Top