Loading...

Zyrtare: Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

nafta-1.jpg

Çmimi i karburantreve sërshish rritet për një dhe dy denarë. Sipas vendimit që solli sot Komisioni Rregullator për Energjetikë çmimi I Eurosuper BS – 98 rritet për dy denarë për litër dhe tani do të jetë 73,5 denarë.

Çmimi i Eurodizelit rritet për një denarë dhe tani do të jetë 63 denarë për litër, ndërsa çmimi i Eurosuper BC -95 dhe i vajit ekstra të lehtë për amvisëri rritet për 1,5 denarë dhe do të jetë 71,5 denarë, respektivisht 52 denarë.

Po ashtu rritet edhe çmimi i mazutit për 2,1 denarë për kilogram. Çmimi i ri I mazutit do të jetë 32,13 denarë për kilogramë.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në 14 ditët e kaluara ishte 75,134 dollarë për barel, ndërsa kursi I këmbimit të denarit kundrejt dollarit është 51.30 denarë.

Komentet
Top