10 blerjet më të shtrenjta në histori të Juventusit

195642154-de2e9b68-d2d7-498a-b261-7069d7394872.jpg

Juventus, në merkatot e fundit, nuk është kursyer për të përforcuar skuadrën. Metoda e punës është e qartë: shumë goditje pas shitjes së njërit prej yjeve të shumtë që ka në skuadër. Të shesësh nuk do të thotë të mos përmirësohesh, përkundrazi, shumë miliona euro të fituar, shumë miliona euro të shpenzuar.

Këto kanë qenë 10 blerjet më shtrenjta të bardhezinjve nga vitet ’90 deri më sot.

Marco Di Vaio

Në vitin 2002, parma dhe Juventus arritën marrëveshjen për transferimin e Di Vaio-s në Torino. Në dy sezone me bardhezinjtë ka shënuar 28 gola. Çmimi i kartonit: 26 milionë euro.

Alex Sandro

Mbrojtësi brazilian i Juventus është marrë nga Porto për pak më shumë se 26 milionë euro. Në atë kohë është konsideruar një shumë e madhe për një mbrojtës krahu, por Alex Sandro ka befasuar të gjithë falë forcës fizike dhe aftësive teknike.

Diego

Ai duhej të ishte e ardhmja e Juventus, por Diego nuk ka arritur të japë atë që pritej nga ai. Bardhezinjtë derdhën në arkat e Werder Bremen plot 27 milionë euro në 2009-ën, një shpenzim që nuk u justifikuar kurrë. Një vit më vonë, ai është shitur te Wolfsburg për vetëm 16 milionë.

Emerson

Lista e brazilianëve bardhezi vazhdon me ish-romanistin Eemerson. Një transferim që është përjetuar shumë keq nga tifozët verdhekuq, të cilët kanë parë të largohen drejt rivalëve bardhezinj trajnerin Capello dhe mesfushorin, të cilët kishin fituar titullin në Romë. Për “Puma”-n Juventus shpenzoi 28 milionë euro në verën e 2004-ës.

Pjanic

Një tjetër mesfushor, një tjetër blerje e bërë në radhët e Roma-s, si Emerson: në vendin e gjashtë është Pjanic, regjisor ose mesfushor krahu, i cili me Allegri-n ka përjetuar një sezon në rritje të vazhdueshme. Për ta marrë nga verdhekuqtë, Juventus ka paguar 32 milionë euro: shifra e parashikuar në klauzolën për prishjen e kontratës.

Dybala

“La Joya” në Torino: nga Plaermo ka zbarkuar nën urdhrat e Allegri-t një nga talentet më të pastër të viteve të fundit në Serie A. Dybala është përmirësuar vazhdimisht, duke treguar se është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe duke çuar shumë e 32 milionë eurove të shpenzuar nga bardhezinjtë në 100 milionë, që janë ofruar nga Real Madrid.

Nedved

Në verën e 2001 është larguar Zidane dhe Juventus ka arritur të ndërtojë një skuadër akoma më të fortë. Në mesfushë ka marrë një lojtarë cek, i cili ka qenë lideri i atij ekipi. Pavel Nedved ka kaluar nga Lazio tek Juventus për 41 milionë euro.

Thuram

Në shkallën më të ulët të podiumit gjejmë mbrojtësin francez Thuram, i cili ka shkuar në Torino nga Parma në verën e 2001-it për 41,5 milionë euro. Një lojtar klasi, një qendërmbrojtës i pabesueshëm që i është marrë konkurrencës me një çmim shum të kripur.

Buffon

Portieri më i shtrenjtë në histori? Gigi Buffon. Veterani i portës së Juventus dhe i kombëtares së Italisë, pak ditë pas transferimit të Thuram, ka ndjekur gjurmët e tij dhe ka kaluar nga Parma tek Juventus për 52.8 milionë euro.

Higuain

Goditja e fundit milionere ka ardhur verën e kaluar. Gonzalo Higuain ka kaluar nga Napoli tek Juventus për 90 milionë euro. Në sezonin e tij të parë me bardhezinjtë, ka fituar kampionatin dhe Kupën e Italisë: jo keq, si fillim.

Komentet
Top