10 gjërat që fillojmë t’i blejmë përsëri pas moshës 30-vjeçare

vrapi-1.jpg

Puna, financat tona, miqësitë, vendet ku jetojmë dhe punojmë ndryshojnë nevojat dhe mundësitë, sa për të pasur një efekt dramatic në atë që blejmë, sidomos në termat e veshjeve. Në fakt mund të bëjmë një shopping më “inteligjent” dhe më “përgjegjës” në qoftë se duam. Nuk jemi më ato që blejmë veshje të mbuluar nga paillete vetëm për t’u dukur në një mbrëmje ( kurrë më, sigurisht); nuk blejmë më për të kënaqur dikë e aq më pak për zakonin e një feste.

Në 30 vjet ne e gjejmë veten duke blerë artikuj ose veshje të caktuara të përsëritura, ato që na bëjnë të ndihemi më mirë, që na bëjnë të sigurtë e të lumtur dhe nuk janë një “issue” i madh kur bëhet fjalë për t’u kombinuar mëngjeseve.

Sigurisht, përmbajtja e një garderobe është bërë pak më shumë monotone dhe pa krativitet të madh ose ngjyra, por të paktën veshim gjithcka që ka brenda që është gjëja më e rëndësishme.

Kush janë këto gjëra?

1- Bizhuteri të rafinuara: me të vërtetë shumë të kushtueshme. Por është një lloj investimi afatgjatë dhe është një gjë që nuk fryhet kurrë.

2- Syzet e diellit: na shërbejnë gjithmonë, në verë dhe në dimër. E për këtë arsye ne i blejmë në të gjitha rastet.

3- Levis: vishen në mënyrë perfekte dhe janë të vetmet xhinse që ja vlen një investim më të madh se 39,90 euro të Zarës. Për më tepër ka dicka në prerjen e tyre Vintage dhe në version re-ëorked që na tërheq në mënyrë të vecantë.

4- Pantallonat me bel të lartë: të shmangura në vite, për më vonë doli modeli që të nxjerr trupin më të hollë se të gjitha tjerat. Pse të heqim dorë?

5- Çantat me përmasa të vogla: braktisja e manisë për hobo bags e fiksimi për cantat e vogla që mund të ishin të përshtatshme për një darkë ose një mbrëmje me shoqet. Zbulojmë që përvecse janë shumë të bukura dhe kushtojnë pak, janë edhe më të dobishme. Cantat e vogla të detyrojnë të zgjedhësh cfarë të marrësh me vete, duke shmangur figurën e Mary Poppins me cantën plot deri në grykë me gjëra që as nuk i përdor.

6- Xhaketat e llojit të mesëm: pak më parë nuk i kushtuam as edhe një mendim gjatë shopping ( aq më pak të themi a na pëlqejnë). Por kemi kuptuar që një hendek të ndihmon gjithmonë kur nuk është rasti për të veshur dicka poshtë e të dalim pa xhaketë është një rrezik.

7- Këpucët e ulëta: ju kujtohet kur financat shkonin për ndonjë investim të mirë për këpucë të mrekullueshme dhe me taka shumë të larta? Pastaj nuk kishe asgjë të përshtatshme për ta veshur cdo ditë. Edhe kjo është një gjë që ka ndryshuar në zakonet tona: bini dakort me faktin që nuk mund të udhëtojmë gjithmonë me taka të larta dhe që nuk janë të përditshme. Fillojmë të veshim më shumë këpucë të ulëta të modeleve të ndryshme. Tani e dimë gjithmonë cfarë të veshim.

8- T-shirt: kemi zbuluar që janë shumë të dobishme dhe shumë të zhdërvjellëta. Blejmë shumë prej tyre për t’i veshur edhe poshtë xhaketës.

9- Veshjet ngjyrë bezhë: kur duam të ndihemi super të rafinuar. Një pallto, një triko dhe një palë cizme. Ngjyra bezhë është ngjyra ideale.

10- Veshjet sportive: kemi rënë dakort që investimi i burimeve në veshje sportive na stimulon të merremi me sport. Gjithashtu na pëlqen të kemi gjithmonë veshjet e duhura.

Komentet
Top