10 rastet më absurde të vdekjeve në fushat e golfit

0-13.jpg

Tema është nga ato të nxehtat: incidentet në një fushë golfi. Përkundrazi: incidentet me vdekje në një fushë golfi. Po, sepse ky sport mund të jetë fatal për një seri rrethanash të veçanta dhe të papritura. Prandaj duhet të një vwmendje maksimale për të ruajtur qetësinë dhe rritur përqendrimin.

Në 2014, 30 mijë persona janë shtruar në spital për shkak të incidenteve të lidhura me golfin në SHBA. Statistika vjen nga “Golf Digest”, që ka renditur 10 vdekjet më absurde sa i takon këtij argumenti.

Për fat të keq janë edhe 8 motive të vlefshme për të luajtur golf. Një studim britanik, mes të tjerash certifikon që ky sport shkakton edhe 40 sëmundje.

1.Faji i një miu

Një njeri në Irlandë, po kërkonte topin e golfit që kishte përfunduar në një gropë me ujë, kur prej andej doli një mi. Brejtësi iu ngjit në trup dhe e kafshoi. Sportisti vazhdoi lojën pavarësisht nga lëndimi, por dy javë më pas, humbi jetën për shkak të një infeksioni në veshka, pasojë e lëndimeve në trup.

2.Të vdesësh për një pesticid

Në Virxhinia, një lojtar ka përshëndetur miqtë pas një loje golfi, pasi kishte dhimbje të forta të kokës dhe pësoi një skuqje të papritur në trup. Katër ditë më vonë ai u shtrua në spital, ku humbi jetën për shkak të një reaksioni alergjik të marrë në fushat e golfit.

3.Uji vrasës

Një tjetër helmim në Arizona. Një adoleshent humbi jetën, pasi piu ujë jo të pijshëm pas një loje golfi. Sipas autopsisë, uji ishte i ndotur.

4.Vdekjet më të dhunshme

I zhgënjyer dhe i lodhur nga paraqitja e tij, Jeremy Brenno, 16 vjeç nga Gloversville (Nju Jork), ka goditur shkopin e golfit në tokë, i cili nga përplasja e fortë është thyer dhe i është kthyer duke e goditur në zemër. Ai vdiq para se të mbërrinte në spital.

5.Hemorragji

Një lojtar 83 vjeç, arriti të fusë topin e golfit për të 18-ën herë në karrierën e tij në gropë. Një kënaqësi që zgjati shumë pak: një hemorragji cerebrale i mori jetën pak pasi kishte arritur rezultatin historik.

6.Kujdes me makinat e golfit

Makinat e golfit janë të rrezikshme. Një kanadez vdiq pasi makina me të cilën po udhëtonte goditi një mur mbajtës para se të përfundonte poshtë një kodrine. Sipas raportit mjeko-ligjor, viktima kishte një nivel të lartë të alkoolit në gjak.

7.Edhe gropa në fushë

Rënia në një gropë i ka kushtuar jetën një grueje në Japoni në brendësi të ambienteve të një fushe golfi. “Vrima” ishte formuar në mes një rruge kalimi për shkak të rrëshqitjes së papritur të tokës. Gruaja përfundoi në ujë dhe vdiq e mbytur.

8.Loja e ngadaltë në golf

Mos u përqendroni asnjëherë te loja e ngadaltë: një djalë i ri, është grindur me grushte me ekipin që e ndiqte dhe që ankohej për kohën e tij të harxhuar në kërkim të një topi të humbur. Lindi një konflikt me shkelma dhe grushte që përfundoi në mënyrën më të keqe. Edhe për të shmangur lojën e ngadaltë, pritet të hyjnë rregulla të reja.

9.Krokodili

Afrikë e Jugut: një lojtar e godet keq topin dhe e dërgon pranë një pellgu me ujë… i banuar nga zvarranikë. Njëri prej tyre, një krokodil, e sulmon burrin ndërsa kërkonte topin. Trupi i këtij të fundit u gjet të nesërmen në mëngjes, me shenjat e dukshme të kafshimit. Autoritetet më pas e identifikuan dhe eliminuan kafshën.

10.Një degë peme

Në Australi, një burrë u godit nga dega e një peme të madhe, ndërsa ishte në pritje për të goditur topin e radhës.

Komentet
Top