10 vjet burg pa pikë faji, rrëfehen të liruarit e Brodecit – VIDEO

0-91.jpg

Rasti Stuhia Malore, perfundoj vuajtën denimin 192 vjet, 17 të akuzuar, 13 të arrestuar 4 në arreti. Ata sot përmbushën obligimin e tyre, pasi vuajtën dënimin. A ta thonë se janë të pafajshëm ata duruan sakrificën, lodhjen, mallin për familje, rrahjet, maltretimet… që u bëheshin çdo ditë nga policia.

Shehir Ziberi i cili qëndroi 10 vjet në burg, thotë se këtë dënim e mori pa pikë faji. Sot ai është i liruar, por nuk është i lumtur. Ai thotë se jeta e tij është e thyer në gjysmë nga vuajtjet dhe keqtrajtimet që i përjetoi në qeli.

“Unë isha në shtëpi, as vetë nuk e di se çka ndodhi, vetëm kur hyrën policia më nxjerrën nga familja më shtrirën për toke edhe më arrestuan, plus ma thyen krahun edhe pse thotë policia se nuk kishte maltretim. Të pafajshëm jemi edhe ende se di se për çka më arrestuan”, tha ai.

Njëjtin fat e kishte edhe Nadi Dauti i cili për 10 vite qëndroi prapa grilave. Edhe ai thotë se është i pafajshëm. Pas tërë këtyre viteve, Nadiu kërkon që edhe sot drejtësia të dal në shesh për rastin e Brodecit.

“40 vjet e tërë familja e vuajti dënimin. Unë , djali, vëllai dhe nipi. U mbyll dera e shtëpisë, për asnjë faj edhe pse jemi më të pastër se loti. Por një ditë drejtësia do të dale në dritë”, shprehet ai.

Gruja e Nadiut, Elmazja rrëfen kohën derisa burri dhe i biri ishin në burg. Ajo thotë se gjatë këtyre viteve është detyruar të jetë edhe burrë edhe grua pasi shtëpia ishte pa zot shpie.

“Fal zotit që u kthyen në shtëpi, shëndosh e mirë, ku djali dhe burri hyrën brenda shtëpisë dhe gëzova shumë, por nuk e kam paramenduar se do të kthehen. Vetë isha grua, vetë burra, me halle dhe derte për nipat dhe për këta në burg”, u shpreh ajo.

Lirinë nuk e gëzuan Hanifi dhe Nevzadi. Që të dy ndërruan jetë në burg. Në rastin “Stuhia Malore”, që ndodhi më 7 nëntor të vitit 2007 në fshatin Brodec të malësisë së Sharrit, humbën jetën shtatë persona, ndërsa dhjetë të tjerë u dënuan me gjithsej 192 vite burg./21tv

Komentet
Top