102 gola bëjnë Monaco-n kampione

auto_18449666_1590163654349040_1191380982448921103_o1494807182-1.jpg

Monaco ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj Lille dhe është thuajse zyrtarisht kampione e Francës.I vetmi skenar matematikor, që Monaco të humbë titullin është , të humbasë të dyja ndeshjet e mbetura dhe Paris SG të rikuperojë një diferencë prej 17 golash, në golavarazh, çka duket krejtësisht e pamundur.

Dy herë Falcao, Bernardo Silva dhe autogol i Alonso, ishin autorët e golave për Monacon, e cila ka shënuar 102 gola në 36 javë kampionat dhe dy javët e mbetura do t’i shërbejnë ekipit të Principatës që të shënojë akoma më shumë.

Kështu Monaco arrin të mbyllë më së miri një sezon më se të suksesshëm, ku krahas titullit, arriti deri në gjysmëfinale të Champions League, duke u eliminuar nga Juventusi.

Komentet
Top