13 arsye pse seksi i bën mirë shëndetit

0-11.jpg

Nga zemra, e lëkura deri te presioni i gjakut. Një aktivitet i rregullt seksual, përmirëson funksionimin e organizmit dhe mbron nga rreziku i vdekjes së parakohshme

Mbron lëkurën dhe trurin, stimulon prodhimin e molekulave hormoneve që mbrojnë organizmin tonë, ndihmon të ruajë linjat dhe redukton rrezikun e sëmundjeve dhe të kancerit.

Janë vetëm disa nga përfitimet që vijnë nga një aktivitet i shëndetshëm dhe i rregullt seksual, të provuara dhe verifikuara a nga studime të shumta shkencore.

1.Super-truri – Organizmi shton fluksin e gjakut drejt pjesëve të ndryshme të trurit. Sipas disa studimeve efekti i i tij i përfitimit, është më i mirë se zgjidhja e fjalëkryqit dhe i puzzle-s.

2.Ju mban të rinj – Aktiviteti seksual stimulon prodhimin e Dheas, një hormon i prodhuar nga gjendra e veshkave që ndihmon të mbajë trupin të ri.

3.Lehtëson gjatë ciklit – Një studim i Universitetit amerikan të Columbias dhe Stanford, ka treguar që seksi sjell një lehtësim te gratë në periudhën e ciklit menstrual. Shtrëngimet muskulore të provokuara nga organizmi, stimulojnë fibrat e mitrës. Me pak fjalë: sa më shumë marrëdhënie, periudha më të rregullta.

4.Qetëson dhimbjet kronike – Çlirimi i hormoneve gjatë seksit, lidhet me lehtësimin e dhimbjeve. Një studim i “Southern Illinois University”, ka treguar që gjatë aktit seksual, dhimbja kronike nga pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë dhe dhimbjen e kokës, nis të reduktohet ndjeshëm.

5.Mbron lëkurën – Një kërkim i “Washington Institute of Dermatologic Laser Surgery”, pohon që një aktivitet i rregullt seksual, stimulon qarkullimin e gjakut dhe neutralizon efektet e dëmshme të stresit ne epidermë.

6.Aktivizon mbrojtjen – Një studim i Universitetit të Indianës në SHBA, ka treguar përfitimet e të bërit seks në mëngjes: stimulon sistemin imunitar, duke garantuar mbrojtje nga agjentët patogjenë gjatë gjithë ditës. Më mirë se një kafe.

7.Presioni nën kontroll – Mbajtja në “stërvitje” e organeve seksuale, ndihmon për të ruajtur në mënyrë konstante presionin e gjakut.

8.Meshkujt më besnikë – Seksi stimulon prodhimin e oksitocinës, hormoni i ashtuquajtur i dashurisë, që arrin në nivele jashtëzakonisht të larta te meshkujt. Që do të thotë: sa më shumë seks, aq më besnikë meshkujt.

9.Lufton kancerin në prostatë – Një aktivitet i shëndetshëm seksual dhe ejakulacion nga ana e meshkujve, ul ndjeshëm rrezikun e formimit të kancerit në prostatë. Një studim ka treguar që subjektet që kanë pasur të paktën 20 partnerë seksualë në jetën e tyre, kanë 28% të mundësi më pak për t’u prekur.

10.Stop të ftohtit – Të bësh seks, parandalon të ftohtët dhe simptomat e gripit. Kjo, sepse ngrihet niveli i hemoglobinës A, një molekulë-mburojë që mbron në mënyrë efikase nga infeksionet.

11.Gjithnjë në formë – Aktiviteti seksual është një ushtrim i shkëlqyer fizik, sepse konsumon rreth 4 kalori në minutë për meshkujt dhe 3 për gratë.

12.Më të forta e të sigurta – Një studim amerikan ka zbuluar që rreth 4 orë pas orgazmës, një grua fiton më shumë siguri në vetvete dhe një empati të madhe drejt së ardhmes.

13.Mbron zemrën – Sipas studimeve të ndryshme, për meshkujt që bëjnë seks në mënyrë të rregullt, rreziku i zhvillimit të sëmundjeve dhe shqetësimeve kardiovaskulare, reduktohet në 45%.

Komentet
Top