150 makina sportive arritën në Tiranë, japin spektakël te sheshi “Nënë Tereza” – FOTO

0a-6.jpg

Tirana është zgjedhur si një nga destinacionet e turit të “Gumball 3000”, ku prezantohen markat e suksesshme të veturave sportive.

Në këtë përformancë rrugore, në kryeqytetin shqiptar kanë arrit më shumë se 150 skuadra sportive me makinat e markave më të njohura botërore.

“Gumball 3000”, që rikthehet në Shqipëri pas 10 vitesh, ndjek këtë vit itinerarin Riga-Varshavë-Budapest-Dubrovnik-Tiranë-Athinë dhe për të përfunduar në ishullin Mykonos të Greqisë.

150 supermakinat luksoze të drejtuara nga persona VIP të artit, muzikës, biznesit, mbërritën mbrëmjen e së mërkurës në Sheshin “Nënë Tereza”, ku ofruan një shfaqje spektakolare për qytetarët shqiptarë.

Të gjithë të apasionuarit e makinave të garave sportive, kishin mundësinë të shihnin nga afër performancën e disa prej ekzemplarëve më të bukur të automobilizmit botëror. DJ me famë botërore Afrojack është pjesë e këtij karvani, ndërsa do të ketë edhe një performancë surprizë në mesnatë në sheshin “Nënë Tereza”.

Ekspozimi i këtyre makinave luksoze do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme, 6 korrik.

Komentet
Top