17 pasuritë e Turqisë që i mbron UNESCO-ja

0-58.jpg

Turqia ka 17 pasuri që gjenden në listën e trashëgimisë botërore të Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë pranë Kombeve të Bashkuara (UNESCO), listë në të cilën përfshihen dhe merren nën mbrojtje pasuri kulturore dhe natyrore anembanë botës.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu Agency (AA), në 32 vitet e fundit në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s janë përfshirë 17 pasuri të Turqisë, prej të cilave e para në vitin 1985.

Së fundmi, në këtë listë u përfshi zona arkeologjike Afrodisias në provincën Aydin. Vendimi i mor në mbledhjen vjetore të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që u mbajt në Krakov të Polonisë, duke e rritur kështu numrin e pasurive të Turqisë në këtë listë në 17.

Afrodisias, vend ky që mori emrin nga perëndesha e bukurisë Afrodita dhe që fitoi famë në epokën romake përmes tempullit të Afroditës, është një nga strukturat më të mbrojtura të Turqisë dhe një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike të saj.

Roland R.R. Smith, kryetar i punimeve gërmuese në qytetin antik Afrodisias, për AA tha se gjurmimet në këtë zonë vazhdojnë pandërprerë që nga vitit 1961 dhe se kulti dhe skulpturat e Afroditës aty janë elemente shumë shquara të rajonit.

“Përfshirja e Afrodisias në Listën e Trashëgimisë Botërore na ka emocionuar. Ishte vendim që ngjall gëzim si për Turqinë, ashtu edhe për Afrodisias”, theksoi Smith.

Ndryshe, Afrodisias ishte në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë Botërore nga viti 2009.

Kapadokia, trashëgimia e parë

Ndërkaq, pasuria e parë e Turqisë që ka hyrë në listën e UNESCO-s është Kapadokia dhe Parku Nacional Goreme, të cilët u përfshinë në listë në vitin 1985. Në të njëjtin vit, në listë kishin hyrë edhe vendet historike në Stamboll dhe Xhamia Divrigi në Sivas.

Në listën e UNESCO-s janë përfshirë edhe Hattusha në provincën Çurum (1986), Mali Nemrut në Adiyaman (1987), Pamukkale dhe Parku Nacional Hierapolis (1988), Qyteti Antik Ksantos-Letoon (1988), qytetin Safranbolu (1994), Qyteti Antik i Trojës në Çanakkala (1998), Xhamija Selimiye në Edirne (2011), Qyteti Antik Neolitik Çatalhöyük në Konja (2012), fshati Cumalikizik në Bursa (2014), qyteti antik Pergamon në Izmir, Kështjella dhe Kopshtet Hevsel në Diyarbakir, (2015), qyteti antik Efes në Izmir (2015) dhe Zona Arkeologjike Ani në Kars (2016).

Krahas këtyre, 71 pasuri të tjera të Turqisë gjenden në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Komentet
Top