19 vjeçarja nga Mateçi i Likovës lind foshnjen dhe e hedhë në lum

beba1-640x455-633x430.jpg

Nëntëmbëdhjetë vjeçarja A.M. banore e fshatit Mateç mbrëmë është pranuar në repartin gjinekologjik në Kumanovë me gjakderdhje të madhe, pasi që një ditë më parë ka lindur në shtëpinë e saj dhe e ka hedhur foshnjën në lumin që ka kaluar pas shtëpisë së saj.Ashtu siç kumtoi MPB, mbrëmë rreth orës 11:30 në SPB Kumanovë nga ana e një infermiere nga reparti gjinekologjik pranë Spitalit të përgjithshëm Kumanovë është paraqitur se në repartin e tyre me gjakderdhje të madhe është sjellur A.M. (19) nga fshati Mateç komuna e Likovës.

Nga kontrolli i kryer i mjekut gjinekolog është konfirmuar se e njejta ka lindur në periudhën prej 24 orëve. A.M. e cila ishte shtatzënë dhe për të cilën ekzistojnë të dhëna se më parë është kontrolluar në mjek për shtatzëni, më 18 gusht të vitit 2016 ka filluar të ketë gjakderdhje pas së cilës ka shkuar në tualetin e shtëpisë së saj ku e ka lindur foshnjën. E ka nxjerrë foshnjën dhe pastaj e ka hedhur në lumin që kalon pranë shtëpisë së saj. Prejse i është përkeqësuar gjendja prindërit e saj e kanë dërguar në spitalin e përgjithshëm në Kumanovë.

Me ngjarjen është njoftuar Prokurori publik i PTHP-së Kumanovë, pas urdhërit të së cilit nga ana e një mjeku të mjekësisë gjyqësore ndaj A.M. do të bëhet kontroll gjinekologjik, ndërsa trupi i foshnjës që është gjetur do të dorëzohet në mjekësi gjyqësore për shkak të autopsisë.

Komentet
Top