20 ekipet në top ligat evropiane, të cilat nuk kanë rënë asnjëherë në ligën e dytë

1495101147-598165-1495173039-noticia-normal.jpg

Në Evropë janë gjithsej 20 ekipe të cilat kanë arritur gjatë  gjithë historisë së tyre të qëndrojnë në elitën e ligës së tyre në kontinentin evropian, shkruan “AS” .

Duke lënë mënjanë spanjollët, në pesë ligat kryesore ka vetëm dy klube të cilat kanë arritur të mbesin gjithmonë në elitën e parë të ligës përkatëse, transmeton Indeksonline.

Në Itali, Interi është i vetmi që ka arritur këtë, pasiqë Juventusi ra në Serie B në vitin 2006, për shkak të skandalit “Calciopoli” , ndëesa Roma kishte një sezon ferri në vitin 1951.

Klubi tjetër i takon Bundesligës gjermane, por nuk është Bayern Munich, sç mund të pritej. Hamburgu është i vetmi ekip që nuk ka zbritur në Divizionin e Dytë.

Në Angli të gjithë kanë zbritur nga kategoria ( jo që nga krijimi i Premier League në vitin 1992 ) dhe e njejta gjë vlen edhe në Francë.

Këto janë ekipet në Top 5 ligat evropiane të cilat nuk kanë rënë asnjëherë në ligën e dytë.

Itali
: Inter
Spanjë: Barcelona, Real Madrid, Athletic Bilbao
Gjermani: Hamburg
Portugali: Porto, Benfica, Sporting Lisbona,
Holandë: Ajax, Psv, Feynoord, Utrecht
Turqi: Fenerbahce, Besiktas, Galatasary
Skoci: Aberdeen, Celtic
Greqi: Paok, Olympiakos, Panathinaikos

Komentet
Top