31 thënie motivuese për të kuptuar jetën nga Leon Tolstoi

tolstoi.jpg

I lindur me emrin Lev Nikolajeviç Tolstoi në një familje aristokrate të pasur ruse në shtat të vitit 1828, Leo Tolstoi konsiderohet gjerësisht si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Pasi arriti një sukses të gjerë me veprat epike përfshi “Lufta e Paqja” dhe “Ana Karenina”, Tolstoi braktisi shumë nga rinia e tij, dhe u fokusua në çështjet shpirtërore dhe ndoqi filozofi morale, që kalonte mes jetesës së thjeshtë dhe pacifizmit, gjë që frymëzoi mijëra pasues, përfshi këtu Mahatma Gandin dhe Martin Luter Kingun.

31 thënie motivuese për të kuptuar jetën nga Leon Tolstoi

1- Nëse kërkon përsosmërinë, nuk do të jesh asnjëherë i kënaqur.

2- Nëse do të jesh i lumtur, ji i lumtur.

3- E habitshme se sa i madh është iluzioni, që bukuria është mirësi.

4- Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.

5- Ji i keq, por të paktën mos ji gënjeshtar, mashtrues!

6- Pa e ditur se çfarë jam dhe përse jam këtu, jeta është e pamundur.

7- Që të heqësh qafe një armik, duhet që ta duash atë.

8- Respekti u shpik për të zënë vendin bosh, aty ku duhej të ishte dashuria.

9- Të gjithë mendojnë për të ndryshuar botën, por askush nuk mendon për të ndryshuar vetveten.

10- Mund të dimë vetëm që nuk dimë asgjë. Dhe kjo është shkalla më e lartë e urtësisë njerëzore.

11- Kuptimi i vetëm i jetës është që t’i shërbejë njerëzimit.

12- A është vërtetë e mundur që t’i thuash dikujt tjetër atë që ndien?

13- Në emër të Zotit, ndalu një moment, lëre punën, shih përreth teje.

14- Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshime të vogla.

15- Kur e do dikë, ti e do ashtu si është, jo si do të doje ti të ishte.

16- Muzika është gjuha e shkruar e emocionit.

17- Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë.

18- Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim ato.

19- E vërteta, ashtu si floriri, duhet ruajtur jo nga madhësia e saj, por duke hequr prej saj të gjithë ato që nuk janë flori.

20- Mërzia: Dëshira për të patur dëshira.

21- Të gjitha ato që kuptoj, i kuptoj prej dashurisë.

22- Njeriu mund të jetojë dhe të ketë shëndet pa i vrarë kafshët për ushqim; kështu që, nëse ai ha mish, ai merr pjesë në mbytjen e kafshës për hir të urisë së tij.

23- Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshime të vockla.

24- Një nga kushtet e para të lumturisë është që lidhja midis Njeriut dhe Natyrës të mos prishet.

25- Ne humbëm sepse i thamë vetes sonë se humbëm.

26– Dhe të gjithë njerëzit jetojnë, jo nga arsyeja e ndonjë kujdesi ndaj vetes së tyre, por nga dashuria që të tjerët kanë për ta.

27- Të thuash që një vepër arti është e mirë, por e pakuptueshme për shumicën e njerëzve, është njësoj sikur të thuash se një lloj ushqimi, është shumë i shijshëm, por shumica e njerëzve nuk mund ta hanë atë.

28- Nuk është bukuria që zgjat, është dashuria që na bën ne të dukemi të bukur.

29- Duhet ta kuptosh që, nëse përjeton dhimbje dhe mëson në mënyrë që të marrësh një shpërblim, puna do të duket e vështirë. Por nëse ti e do punën tënde, ti do ta gjesh shpërblim tënd aty.

30- Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por në mënyrën se si ne i shikojmë ato.

31- Kape momentin e lumturisë, dashuro dhe dashurohu. Ky është realiteti i vetëm në botë, gjithçka tjetër është marrëzi.

Komentet
Top